business

Njoftim për Furnizim me Mekanizëm Bujqësor/Grabuja Diellore

  • star Publikuar: 10-10-2024
  • star Skadon: 24-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1127

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Mekanizëm Bujqësor/Grabuja Diellore

Data e përgatitjes së njoftimit: 10 / 10 /2024

T-16/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi:

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e mekanizmave bujqësorë për familjet përfituese të projektit “Fuqizimi i Agrokulturës në Kosovë” në kuadër të cilit do të bëhet shpërndarja e 10 Grabujave Diellore, ku përfituesit do të jenë nga Komuna e Klinës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar, Organizata Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Drejtoritë e Bujqësisë në Komunën e Klinës do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e paraparë për të blerë është si vijon: 10 Grabuja Diellore.

Numri i pajisjeve që do të blihen është i përafërt; mund të ketë ndryshime te vogla në numrin e pajisjeve që do të blehen dhe në specifiakt.

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas kërkesave të përfituesve të projektit.

Implementimi i furnizimit do të bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Islamic Relief Kosova

  • Afati i fundit për lifërimin e makinave për mekanizëm bujqësor është datë 30/11/ 2024.
  • Në rast të vonesës brenda periudhës së cekur më lartë, blerësi rezervon të drejtën për të ndërprerë urdhërin/kontratën.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet në dosje të tenderit:

Dokumentacioni ligjorëLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.

Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të punëve te ngjashme te jete min 300,000.00 Euro

Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme (mekanizëm bujqësore), Listës së kontratave duhet ti bashkëngjiten referencat ose pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste.
5.

Dëshmi se produktet e ofruara janë

te destinuar për tregun evropian.

Kopje e certifikatës CE.
6.Te ketë per secilin lote sipas specifikaveDyqan depo.

Kuotimi:

GRABUJA DIELLORE

NR

PERSHKRIMI

NJESIA

1

GJERESIA

2.4 m

2

KAPACITETI PUNUES

3 km/h

3

NUMRI I NJESIVE PUNUESE

4

4

SHPEJTESIA E LEVIZESE

4 - 8 km/h

5

SHPEJTESIA NE TRANSPORT

20 km/h

6

FUQIA E KERKUAR E TRAKTORIT

18 KW

7

PESHA

200 KG

Cmimi

Vërejtje:

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën që të zgjedhë secilen paISje, veç e veç, apo vlerën totale për të gjitha paisjet.

Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit.

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t'i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – "Islamic Relief Kosova - Oferta për Mekanizëm Bujqësor/Grabuja Diellore " - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresën e lartpërmendur më së voni deri më datën 24 / 10 /2024 në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të konsiderohet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.