TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR HULUMTIM MBI ROLIN E MEDIATOREVE TE TERENIT DHE RENDESINE E INSTITUCIONALIZIMIT TE KESAJ POZITE
Prishtinë | Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi |
1. Informata të përgjithshme
Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE) për më shumë se 14 vite ka zbatuar programe që synojnë përfshirjen, fuqizimin dhe avancimin socio-ekonomik të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Në kuadër të këtyre programeve, VoRAE ka angazhuar mediatorë të terrenit në disa komuna të vendit, me qëllim të përmirësimit të komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve publike, si dhe të rritjes së pjesëmarrjes aktive të komuniteteve në jetën publike.
Mediatorët e terrenit kanë luajtur një rol thelbësor në:
- Shpërndarjen e informacionit të rëndësishëm për programet, shërbimet dhe mundësitë në dispozicion për komunitetet;
- Mobilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në aktivitete, takime publike dhe konsultime në nivel lokal;
- Mbështetjen individuale dhe kolektive të pjesëtarëve të komuniteteve në procesin e aplikimit për grante, bursa, trajnime apo shërbime sociale;
- Lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve lokale.
Gjatë këtyre viteve është vërejtur se roli i mediatorëve është shndërruar në një mekanizëm kyç për komunikim dhe ndërmjetësim, duke ndihmuar në ndërtimin e besimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve. Megjithatë, kjo pozitë mbetet joformale dhe e varur nga projektet e përkohshme.
Për këtë arsye, VoRAE synon që përmes këtij hulumtimi të analizojë rëndësinë, ndikimin dhe potencialin për institucionalizimin e rolit të mediatorëve të terrenit, duke vlerësuar nëse kuadri ligjor dhe institucional në Kosovë e mundëson këtë proces dhe çfarë ndryshimesh janë të nevojshme për ta bërë të qëndrueshme këtë pozitë.
2. Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të:
- Analizojë kontekstin aktual dhe ndikimin që kanë mediatorët e terrenit në adresimin e sfidave të grupeve të margjinalizuara.
- Vlerësojë kuadrin ligjor dhe institucional në Kosovë në raport me mundësinë e institucionalizimit të pozitës së mediatorit – duke identifikuar nëse legjislacioni aktual e mundëson këtë proces, cilat janë boshllëqet, dhe çfarë ndryshimesh janë të nevojshme;
- Analizojë përvojat e vendeve të rajonit në institucionalizimin e roleve të ngjashme, me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe praktikave të mira që mund të përshtaten në kontekstin e Kosovës;
- Ofruar rekomandime konkrete për institucionet qendrore dhe komunale për ta bërë këtë rol të qëndrueshëm dhe të integruar në sistemin institucional.
3. Objektivat specifikë
- Të përshkruhet roli dhe funksioni i mediatorëve të terrenit
- Të analizohet ndikimi i mediatorëve në:
- Përmirësimin e qasjes së komuniteteve në shërbime publike;
- Rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe fuqizimin e komuniteteve;
- Ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve;
- Të identifikohen boshllëqet dhe sfidat aktuale në funksionimin e kësaj pozite (mangësi ligjore, mungesë burimesh financiare, mungesë bashkëpunimi ndërinstitucional);
- Të krahasohen praktikat dhe modelet e suksesshme të vendeve të rajonit dhe të BE-së;
- Të formulohen rekomandime të zbatueshme për politikëbërësit dhe komunat për mënyrat më të përshtatshme të institucionalizimit të rolit të mediatorëve.
4. Pyetjet kërkimore
- Pse është i rëndësishëm roli i mediatorëve për grupet e margjinalizuara?
- Cilat janë efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të punës së tyre në përfshirjen dhe fuqizimin e komuniteteve?
- Cilat janë praktikat dhe modelet e suksesshme në rajon në lidhje me institucionalizimin e roleve të ngjashme?
- A e lejon kuadri ligjor në fuqi institucionalizimin e pozitës së mediatorit të terrenit?
- Nëse po, si mund të adresohet dhe zbatohet kjo në praktikë?
- Nëse jo, cilat ndryshime ligjore ose administrative janë të nevojshme?
5. Metodologjia e propozuar
Hulumtimi do të bazohet në një qasje të kombinuar përfshirë:
- Desk research – analizë e dokumenteve ekzistuese, legjislacionit kombëtar, strategjive, raporteve të VoRAE dhe praktikave ndërkombëtare;
- Analizë krahasuese me përvoja të vendeve të rajonit dhe të BE-së për identifikimin e praktikave të mira;
- Analizë ligjore për të vlerësuar nëse kuadri aktual në Kosovë e mundëson institucionalizimin e kësaj pozite.
6. Dorëzimet e pritura (Deliverables)
- Plani i punës dhe metodologjia (brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i kontratës);
- Draft-raporti i hulumtimit, që përfshin analizat paraprake dhe gjetjet kryesore;
- Prezantim i gjetjeve para ekipit të VoRAE
- Raporti final me analizë të plotë dhe rekomandime të detajuara për institucionalizimin e rolit të mediatorëve (deri më 20 dhjetor).
7. Kohëzgjatja e angazhimit
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve të angazhimit dhe ofertën financiare, në përputhje me shkallën e punës dhe metodologjinë e propozuar.
8. Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Politika Publike, Sociologji ose fusha të ngjashme;
- Përvojë e dëshmuar në realizimin e hulumtimeve sociale, të politikave publike ose analizave ligjore;
- Shkathtësi në hartimin e rekomandimeve të bazuara në evidencë;
- Njohja e kontekstit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë është përparësi.
9. Mbikëqyrja dhe raportimi
Konsulenti/ekipi i hulumtimit do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarin e programit dhe do të raportojë tek i njëjti deri në prezantimin e raportit final para ekipit të gjerë të organizatës.
10. Dokumentet për aplikim
- CV e konsulentit/ekipit të hulumtimit;
- Oferta financiare;
- Shembuj ose raporte të ngjashme që dëshmojnë përvojën paraprake në fusha të ngjashme.
Afati i aplikimit fillon me daten 29.10.2025 deri me 12.11.2025. Dokumentet e aplikimit duhet te dergohen ne info@vorae.org me titullin: Hulumtim mbi rolin e mediatoreve te terenit dhe rendesine e institucionalizimit te kesaj pozite.