“Nimi TV” me seli në Pejë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e 3 vendeve të lira të punës,
Customer Care,
Vendi i punës: Pejë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Njofton klientët per produktet dhe shërbimet ndaj klientëve,
- Komunikon me klientë ne telefon si dhe ne format e tjera te shkrimit,
- Mirësjellje profesionale ndaj klientëve,
- Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
- Bashkëpunon ngusht me kolegët ne emër te ofrimit te shërbimit sa më të mire te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit,
- Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
- Përvojë pune në Customer Care (e preferueshme)
- Njohuri teknike (elementare);
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 20.12.2024.