business

TRAJNER

  • star Publikuar: 07-10-2024
  • star Skadon: 21-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 770

TERMI I REFERENCËS PËR KOMPANI/TRAJNER PËR OFRIMIN E TRAJNIMEVE PËR ECDL

Trajnim për ECDL - European Computer Driving Licence

Ofertë për kompani/trajner për ofrimin e trajnimeve profesionale në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit.

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në Prishtinë, është organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Në përpjekjet për të mbështetur fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, organizata “Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” synon të përmirësojë kapacitetet profesionale të këtyre grupeve të margjinalizuara. Duke ofruar trajnime në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), me fokus në certifikimin për ECDL, synohet që pjesëmarrëset të pajisen me njohuri dhe aftësi që rrisin mundësitë e tyre për punësim. Si pjesë e angazhimit për avancimin e pozitës së grave dhe vajzave, organizata planifikon të ofrojë trajnime profesionale në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke u fokusuar veçanërisht në përvetësimin e aftësive të domosdoshme për një treg pune gjithnjë e më të dixhitalizuar. Këto trajnime përqendrohen në përgatitjen e pjesëmarrëseve për marrjen e certifikimit ECDL (European Computer Driving License), i cili njihet ndërkombëtarisht dhe do t'i pajisë pjesëmarrëset me njohuri dhe aftësi për përdorimin e kompjuterëve dhe programeve bazë të TI-së.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi i trajnimeve është zhvillimi i aftësive dixhitale të vajzave nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke i përgatitur për marrjen e certifikimit ECDL dhe duke i fuqizuar për qasje më të mirë në tregun e punës. Trajnimet do të rrisin shkrim-leximin dixhital dhe do t'u japin mundësinë të zhvillojnë vetëbesimin për të konkurruar në sektorë që zakonisht kanë mungesë të përfaqësimit të grave nga këto komunitete.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Kompanisë/Trajnerit;

  • Organizimi dhe Zbatimi i Trajnimeve: Përgatitja dhe zhvillimi i programit të trajnimit për ECDL në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e projektit.
  • Përgatitja e Materialeve Edukative: Sigurimi i materialeve të mësimit, në format dixhital dhe të printuar, për përdorim gjatë trajnimeve.
  • Matja e Rezultateve të Trajnimit: Vlerësimi i përparimit të pjesëmarrësve dhe përgatitja e raporteve për rezultatet e trajnimeve.
  • Menaxhimi i Logjistikës: Sigurimi i pajisjeve kompjuterike dhe infrastruktura e nevojshme për realizimin e trajnimeve në komuna të ndryshme.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Trajnimet janë të dizajnuara për vajza të reja të moshave 16-24 vjeç nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Kjo iniciativë synon t'i fuqizojë përmes aftësive dixhitale për një zhvillim profesional të suksesshëm në shekullin XXI.

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të kompanisë/trajnerit për ofrimin e këtij trajnimi do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i kompanisë/ trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë kompani/individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë në pikën numër 7.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, kompania/individët e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kompanisë/individëve për të siguruar përshtatshmërinë për profilin e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, kompania/individët do të fillojë punën sipas planit të përcaktuar.

6.PLANI DHE BUXHETI

OJQ-ja do të shqyrtojë ofertat që përfshijnë një plan të detajuar të trajnimit dhe një buxhet të përshtatur me nevojat e projektit dhe tregun në Kosovë. Ofertat duhet të përfshijnë një çmim individual për pjesëmarrës dhe një plan për menaxhimin efektiv të trajnimit për ECDL

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Të paktën 3 vjet përvojë në ofrimin e trajnimeve në fushën e TIK-ut dhe ECDL.
  • Përvojë në punë dhe trajnim me të rinj.
  • Njohuri dhe përvojë në metodologjinë e ECDL.
  • Fleksibilitet në ofrimin e trajnimeve në komuna të ndryshme të Kosovës.
  • Posedimi i pajisjeve kompjuterike dhe infrastruktura e nevojshme për realizimin e trajnimeve në komuna të ndryshme.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • Ofertë Teknike: Përvojë e mëparshme në trajnime të TIK-ut me fokus në ECDL.
  • Ofertë Financiare: Çmimi për individ dhe plani për menaxhimin e trajnimit.
  • CV-të e Trajnerëve: Dokumentacion për trajnerët e përfshirë në trajnime.
  • Certifikata e Regjistrimit të Kompanisë (vetëm për kompani).

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]

Ju lutemi shënoni titullin e shpalljes ne subjekt!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 21.10.2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.