business

Menaxher-e dege për degën Skenderaj, Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë - me lokacion në Prishtinë 

  • star Publikuar: 18-09-2025
  • star Skadon: 24-09-2025
Kategoritë Menaxher/e, Të tjera
Vendi i punës Prishtinë, Skenderaj
Numri i pozitave 1

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave në vijim:

1) Një (1) Menaxher-e dege për degën Skenderaj

2) Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Prishtinë

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Menaxher-e dege (Pozita 1)

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon portfolion e deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Menaxhon kualitetin e portofolios se deges,
  • Menaxhon stafin e deges dhe definon prioritetet per punen e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
  • Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te deges si anetar,
  • Menaxhon aktivitetin e marketingut dhe promovimit te ofertes kreditore ne dege,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Vlereson performancen e stafit te deges se bashku me pergjegjesit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit e deges dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Menaxhon punen ne dege qe ka te beje me para te gateshme duke respektuar procedurat dhe rregulloret e KRK per operim,
  • Kordinon punen ne mes te deges dhe zyres qendrore te KRK-se.
  • Menaxhon shpenzimet e funksionimit te deges ku punon,
  • Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i deges ne Zyren Qendrore ne Prishtine,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),
  • Përvojë pune ne menaxhim te deges apo pervoje relevante ne kredidhenie (psh. Analist kreditor, Zyrtar per kolektim, etj.)
  • Aftesi ne menaxhimin e stafit dhe monitorimin e punes se tyre,
  • Njohuri shume të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punen me baza te te dhenave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim (Pozita 2)

Përgjegjësitë:

  • Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merr pjesë në mbledhjet e komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,
  • Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,
  • Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,
  • Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë,
  • Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,
  • Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.09.2025 deri me dt. 24.09.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.