business

Njoftim: Furnizim me artikuj për dhuratë të Fitër Bajramit

  • star Publikuar: 27-02-2024
  • star Skadon: 12-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1083

Islamic Relief Kosova

Njoftim për furnizim me artikuj për dhuratë të Fitër Bajramit

Data e përgatitjes së njoftimit: 27/02/2024

Nr. T- 05/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitarë është edhe shpërndarja e së paku 2000 dhurata për fëmijet jetim për festen e Fitër Bajramit. Kjo është sasi minimale dhe Islamic Relief Kosova planifikon të rrisë sasinë për aq sa mbledh fonde shtesë qoftë nga kampanjat lokale apo ato ndërkombëtare. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitarë. Implementimi i projektit do të bëhet në të gjitha komunat e Kosovës. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Deklaratë me shkrim për afatin dhe cilësinë e artikujveE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar
6.TVSH - “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

Kuotimi financiarë:

Lloji I produktitSasiaPeshaCmimi për njesiCmimi total
Patatina235-40 gr
Shkopinjë të njelmët140gr
Smok me lojëra130gr
Smok me çokolladë130gr
Çokolladë me figura140gr
Kek me çokolladë1300gr
Çokolladë3100gr
Kek I vogël me çokolladë245gr
Karamele180gr
Bonbone125gr
Kinder ve150gr
Lepirëse123gr
Kifle kroasan150gr
Ngjyra të qirit1komplet
Leng frutash20.33l
Napoletanke135gr
Loder1cope
Gjithsej:

Vërejtje:

  1. Së bashku me ofertën, ju lusim te sillni dhe mostrat për secilin produkt.
  2. Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për rritje të sasisë së dhuratave në bazë të rritjes së fondeve nga kampanja lokale.
  3. Pakoja e zbrazet me logo ofrohet nga blerësi.
  4. Duhet të llogaritet se transportin deri te pika e shpërndarjes do të bëhet nga furnitori sipas planit qe do të ofron blerësi, ku do te ketë një pike të shpërndarjes ne shumicën e komunave të Republikës se Kosovës.
  5. Sa ditë kohë iu duhen nga dita e porosisë deri te dita e dorëzimit të pakove tek Islamic Relief-it; Shkruaje këtu me numër _______,

Ofertat tuaja duhet ti dorëzoni në një zarf të mbyllur me titull – ‘Artikuj për dhuratë të Bajramit - Islamic Relief Kosova” duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, Lagja Katër Llullat, Prishtinë.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 12/03/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.