Hr Partners, per klient të sajë në fushën e retail, shpall konkurs për pozitën:
MENAXHER/E TË BURIMEVE NJERËZORE
Interpreton, ndjek dhe zbaton procedurat dhe politikat e miratuara të BNJ, duke i dhënë punonjësve asistencën e nevojshme si dhe trajnime rreth punës se tyre.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Të planifikojë, implementojë dhe plotësojë të gjitha procedurat e rekrutimit/ intervistimit. selektimit largimit të punonjësve të kompanisë dhe të krijojë një database me të gjitha të dhënat e grumbulluara të punonjësve e kandidatëve.
- Të hartojë dhe zbatojë strategjitë e BNJ në përputhje me strategjitë dhe politikat e kompanisë.
- Ndërton raportet me punonjësit përmes diskutimit të çështjeve të ndryshme të lidhura me kërkesat, ankesat etj.
- Zhvillon dhe monitoron politikat, strategjitë, taktikat dhe procedurat e përgjithshme të BNJ në të gjithë kompaninë.
- Krijon dhe menaxhon sistemin e vlerësimit të performancës me qëllim rritjen e performancës.
Kërkesat e profilit
- Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në profesion.
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit të punës.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
- Të ketë aftësi koordinuese dhe të punës në grup.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
- Të jetë përdoruese shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Etikë në punë;
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në përmjet sistemit Apliko Këtu.
Konkursi është i hapur deri më: 18.12.2023
Ju mirëpresim!
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu