business

Specialist i Shitjes së Veturave

  • star Publikuar: 07-04-2025
  • star Skadon: 20-04-2025
Kompani Virtus Auto
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 148

Konkurs për Punë

Virtus Auto LLC është një kompani e specializuar në blerjen dhe shitjen e veturave të përdorura, pa asnjë kufizim në markë, model apo vit prodhimi. Për të zgjeruar aktivitetin e saj në tregun e Kosovës, Virtus Auto LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën:

Specialist i Shitjes së Veturave

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Prezantimi dhe shitja e veturave ndaj klientëve potencialë në sallon dhe online.
  • Këshillimi i klientëve në lidhje me karakteristikat teknike, përfitimet dhe çmimet e veturave.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti i parë deri te përmbyllja e kontratës.
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për shitje dhe regjistrim.
  • Përcjellja e tregut dhe konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja shitjeje.
  • Raportimi i rregullt i aktivitetit të shitjes dhe performancës te menaxhmenti.

Kërkesat e Pozitës

  • Diplomë bachelor në Biznes, Marketing, Menaxhment ose fusha të ngjashme (preferohet, por jo domosdoshmëri).
  • Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në industrinë e automobilizmit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, bindëse dhe për ndërtimin e marrëdhënieve.
  • Njohuri të mira të tregut të veturave dhe dokumentacionit përkatës në Kosovë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Njohuri të përdorimit të MS Office
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe (gjuhë të tjera përbëjnë përparësi)
  • Patentë shoferi – kategoria B (e domosdoshme).

Ne Ofrojmë

✔ Pagesë konkurruese dhe bonuse motivuese në bazë të performancës

✔ Ekip profesional dhe atmosferë dinamike

✔ Trajnime dhe mundësi avancimi në karrierë

✔ Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në zgjerim të vazhdueshëm

Si të Aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] jo më vonë se data 20 Prill 2025.
Ju lutemi, në subjektin e e-mailit shkruani titullin e pozitës për të cilën po aplikoni, p.sh., Specialist i Shitjes së Veturave.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen më tutje.