business

Zyrtar për Përkthime

  • star Publikuar: 08-06-2023
  • star Skadon: 22-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Suharekë
Shikime 19104

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë të Përkthimit dhe Interpretimit

Institucioni : Komuna Suharekë

Nr. i Referencës : RN00011677

Kodi: RPC0005288

Data e njoftimit: 18.05.2023

Afati për aplikim : 08.06.2023 - 22.06.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjeter profesional për ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e përkthimit;
  • Ofron përkthime dhe interpretime gjuhësore shqip-serbisht dhe anasjelltas për stafin e Komunës dhe në Kuvend gjatë takimeve të ndryshme, intervistave, konferencave, etj;
  • Bën përkthimin shqip-serbisht dhe anasjelltas me shkrim të materialeve dhe dokumenteve si: rregulloret, broshurat, raportet e mediave,komunikatat për shtyp,etj;
  • Përkthen nga gjuha shqipe- në gjuhën serbe dhe anasjelltas shkresat, dokumentet e ndryshme tëKomunës dhe Kuvendit;
  • Bën përkthim/interpretimin simulant shqip-serbisht dhe anasjelltas në takimet zyrtare, konferenca, seminare e të ngjashme;
  • Mban bazën e të dhënave të informacioneve lidhur me përkthimet e bëra të të gjitha dokumenteve;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në Drejtimeve Shoqërore. (Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostrifikuar nga MASHT-i).
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata / Vendi i punësNr. i kërkuar
RPC0004737RN000110 89Zyrtar për PërkthimeProfesional 2GJ36 - 4.95

Komuna

Suharekë

Drejtoria për Administratë të Përgjithshme / Zyrtar për Përkthime

1

Mënyra e aplikimit: Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit- Kontratë e punës, Vërtetim punësimi (dëshmi shtesë nga Trusti Pensional):
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve:
  • Certifikaten nga Gjykata që nuk është nën hetime:

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës Serbe dhe Shqipe- niveli letrar dhe i hartimit;
  • Aftësi për përkthim simultan dhe konsekutiv;
  • Aftësi për marrjen e vendimeve lidhur me metodat e punës në përputhje me standardet profesionale;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Komunikimi, vendimmarrja dhe bashkëpunimi;

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Udhëzim për aplikim;

Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit permes sistemit - platformës https://konkursi.rks- gov.net/

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen