business

Psikolog/e - zëvendësim

  • star Publikuar: 31-07-2024
  • star Skadon: 09-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 433

OJQ Diakonie Kosova (DiaKos), Projekti : Qendra Psikosociale përTraumaterapi–shpall konkurs:

Pozita: Psikolog/e (1 pozitë) zëvendësim i psikologes aktuale gjatë pushimit të lindjes (6 mujor)

Orari i punës: 40 orë në javë (100%)

Vendi i punës: Prizren

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Psikologjisë - studimet bachelor dhe master;
  • Licencë psikologu Klinik;
  • Përvojë pune në këshillim dhe psikoterapi;
  • Trajnime në fushën e trauma terapisë e preferueshme
  • Njohuri e gjuhës angleze obligative
  • Njohuri e gjuhës gjermane e preferueshme;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Ofrimi i trauma terapisë dhe këshillimit psikologjik për individë, familje dhe grupe.
  • Organizimi dhe ofrimi i trajnimeve grupore për rritjen e ndërgjegjësimit psikologjik.
  • Dokumentimi i seancave, protokoleve dhe trajtimi i klientëve në mënyrë konfidenciale.
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta që lidhen me natyrën e punës së tij/saj dhe që i ngarkohen nga mbikëqyrës-i/ja.
  • Raporton tek mbikeqyrës-i/ja për të gjitha detyrat e kryera.

Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi nga gjykata së nuk jeni nën hetime).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati për aplikim është: 31.07.2024 deri 09.08.2024

Aplikacionet pranohen online në adresen elektronike: [email protected] (në subjekt shenoni poziten për të cilën aplikoni).