business

Monter (3)

  • star Publikuar: 13-11-2024
  • star Skadon: 27-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani K.R.U Gjakova
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Gjakovë, Rahovec
Shikime 301


Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova, Sh.A , duke u bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/ 2024 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, dhe Rregulloren e Brendshme Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik- KRU-Gjakova shpall :

K O N K U R S TË JASHTËM

Titulli i vendit të punës- Monter

Titulli i Mbikëqyrësit : Kryepunëtorit dhe Shefit të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Ujësjellësit

Numri i Referencës : 3062

Numri i pozitave: 3

Vendi i Punës: Rahovec(1) dhe Gjakovë (2)

Paga- 610 €

Kohëzgjatja e kontratës : Në Kohë të caktuar, ndërsa Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës /Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Orari i punës- I Plotë

Procedura e Aplikimit : I Jashtëm

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Kryen të gjitha punët në mirëmbajtjen e objekteve dhe ujësjellësin sipas nevojës,
  • Viziton të gjitha objektet mvarësishtë nga nevoja për intervenim, përgatit materialin dhe veglat e nevojshme,
  • Bënë ngarkimin e materjalit me mjetet transportuese dhe shkarkimin e të njëjtit në vendin e caktuar,
  • Bënë ç`montimin e pjesëve të dëmtuara të gypave, hidrateve, valvuleve ajrore dhe mbyllësve oval dhe të tjerë,
  • Bënë montimin dhe demontimin e ujëmatësve dhe të njëjtat I dorëzon ne Njësinë e kalibrimit
  • Përgatitë terrenin për montimin e pjesëve të reja dhe mbulimin e tyre,
  • Bënë ngarkimin e pjesëve të ç`montuara dhe shkarkimin e tyre në magazinën e njësisë punuese,
  • Punon në mbushjen dhe zbrazjen e rrjetit ,
  • Punon në mbrojtjen e pajisjeve nga korrozioni në objekte dhe magazinë,
  • Kujdeset përherë mbi pengimin e shfrytëzimit të objekteve të rrjetit nga ana e personave të paautorizuar, është i obliguar që në punë t`iu përmbahet udhëzimeve dhe urdhëresave të shefit të grupit,
  • Përgjigjet për mjetet e besuara,
  • Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi

Kualifikimi, përvoja e punës/Aftësi të tjera

  • Përgatitja profesionale/Shkollore – Shkolla e Mesme
  • 1 vjet përvojë pune e preferueshme
  • Njohuri të përgjithshme profesionale e preferueshme certifikime profesionale,

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjese e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre – Formati PDF

Gjatë aplikimit për pozitën në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës elektronike (email) [email protected] .
  • Në email për aplikim duhet të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:
  • Aplikacioni ( formulari) për konkurrim shkarkohet në ueb-faqen e Kompanisë www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/
  • CV-ja
  • Dëshmia e kualifikimit – Kopjen e Diplomës së Shkollës së Mesme, nëse diploma është fituar jashtë vendit , vërtetimin për nostrifikim të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedure të nostrifikimit , me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e përfundimit të procedurave të rekrutimit/përzgjedhjes për atë pozitë.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit/përvojës së punës.
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
  • Kopja e Certifikatës së lindjes,

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje/të skanuara me pdf

Dëshmitë që nuk kërkohen gjate aplikimit por kërkohen në fund të procesit përpara nënshkrimit të kontratës së kandidatit/es së përzgjedhur:

  • Aplikantët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e dokumentacioneve të dorëzuar përmes e-mailit ,dhe origjinalet apo të njësuara me origjinalet- mund të kërkohen përpara nënshkrimit të kontratës.
  • Certifikata shëndetësore

Mënyra e aplikimit

Aplikimi behet përmes e-mailit elektronik [email protected] , ku bashkëngjiten të gjitha dokumentet sipas kërkesave në konkurs. Aplikacionin për punësim e shkarkoni në: www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/. Të gjitha dokumentet e kërkuara sipas konkursit duhet të dërgohen në email, pas aplikimit të suksesshëm do të pranoni një e-mail për konfirmim, nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues, atëherë kontaktoni në nr. E tel. 0390 310513, gjithashtu mund të shkruani edhe në e-mailin e mësipërm për të vërtetuar aplikimin tuaj vetëm nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues.

Njoftimi me rezultatet e konkursit publik

Lista e kandidateve te cilët i plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet në tabelën e shpalljeve të kompanisë të KRU Gjakova Sh.a, gjithashtu kandidatet individualisht do të njoftohen për rezultatin e këtij konkursi duke respektuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Mënyra e Vlerësimit të kandidateve

  • Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) Pikë
  • Intervista deri në njëzet (20) pike
  • Jetepërshkrimi ( CV) deri në dhjetë (10) pike

Kalendari i përafërt i procedurave të rekrutimit -

  • Brenda 7 ditëve pas mbylljes së konkursit- Njësia e BNJ bën verifikimin paraprak të aplikacioneve (Listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet)
  • Testimi me shkrim zhvillohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të fazës së verifikimit paraprak të aplikacioneve
  • Kandidatët e suksesshëm ftohen në interviste brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së vlerësimit të testit me shkrim.
  • Pas përfundimit të intervistave Njësia e BNJ brenda 5 ditëve harton raportin përfundimtar ku bën kalkulimin e pikëseve në çdo faze dhe bën shpalljen rezultateve përfundimtare vetëm për kandidatet fitues, me më së shumti pikë të fituara dhe njofton kandidatët në mënyrë individuale përmes e-mailit elektronik.
  • Ankesat që mund të paraqiten gjatë procesit të rekrutimit do të pezullojnë afatet e lartcekura konform UA01/2024

KRU Gjakova Sh.a fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pozitën/at e publikuar/a

Afati i konkurrimit është nga data 13/11/2024 deri me 27/11/2024. deri në ora 16:00h.

Vërejtje: Aplikacionet pranohen vetëm përmes e-mailit elektronik, ato të dërguara pas afatit për aplikim dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.