
Albanian Courier Kosova (ACK) është shërbimi postar privat, me kapital tërësisht shqiptar, me kapacitetin më të madh në sektorin CEP (shërbime korrier, ekspres dhe pako), që nga viti 2002 në Shqipëri dhe që nga viti 2013 dhe në Kosovë.
Titulli i Pozitës: Korrier
Departamenti: Logjistikë / Dërgesa
Raporton te: Menaxheri i operimit
Lloji i kontratës: Me kohë të plotë
Qëllimi i Pozitës:
Të sigurojë shpërndarjen e saktë, të shpejtë dhe të sigurt të dërgesave dhe pakove tek klientët, duke respektuar afatet kohore dhe standardet e kompanisë.
Detyrat Kryesore:
- Detyrat e shpërndarjes së porosive të klientëve
- Shpërndan pakot te klientët në destinacionet e përcaktuara.
- Regjistron dërgesat e kryera në sistem (p.sh. përmes aplikacionit mobil).
- Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe ofron ndihmë për çdo paqartësi.
- Detyrat tjera sipas nevojës të kërkuara nga menaxhmenti.
- Kujdeset për automjetin e kompanisë dhe siguron mirëmbajtje bazë.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Shkollë e mesme (e preferueshme).
- Patentë shoferi – Kategoria B (e domosdoshme).
- Përparësi kanë kandidatët që vozisin kombin/furgonin sprinter (Kategoria B).
- Njohuri të mira të rrugëve të qytetit / zonës përkatëse, ose aftësi për ti mësuar.
- Përgjegjshmëri dhe ndershmëri në kryerjen e detyrave.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate kohore.
- Komunikim i mirë me klientët dhe kolegët.
- Eksperienca e mëparshme si korrier është përparësi.
- Nuk ka kufizime të moshës apo gjinisë (të gjithë janë të mirëpritur)
Paga dhe Përfitime:
- Paga dhe kushte konkurruese në raport me tregun.
- Mjedis dinamik pune në një kompani të zhvilluar logjistike.
- Përfitime të tjera sipas politikave të kompanisë.
Te interesuarit mund te aplikojne duke derguar CV-ne ne email: [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!