TERMOLULI GROUP SHPALL KONKURS PËR POZITËN:
MENAXHER I DEPOS – 1 POZITË
(Pozita është hapur në degën e Termoluli Group, LTI Qeramika, për depo pllaka dhe sanitari.)
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
-Organizimi dhe mirëmbajtja e produkteve në depo.
-Kontrollimi i saktësisë së inventarit për të shmangur humbjet dhe defektet.
-Pranimi i mallrave të blera dhe regjistrimi i tyre sipas procedurave.
-Organizimi dhe ngarkimi i mallrave të shitura në bazë të porosive.
-Koordinimi i shoferëve dhe transportit të mallrave në bashkëpunim me menaxherin.
-Sigurimi që të gjitha proceset në depo të jenë efektive dhe në përputhje me rregulloret e kompanisë.
-Raportimi i aktiviteteve ditore dhe i çdo problemi te menaxheri përgjegjës.
KUALIFIKIMET:
-Përvojë e mëparshme në menaxhimin e depos ose logjistikës (e preferueshme).
-Njohuri për produktet, si pllakat dhe materialet sanitare (e preferueshme).
-Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike.
-Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën me efikasitet.
-Njohuri bazike në përdorimin e programeve kompjuterike për regjistrimin dhe raportimin e mallrave.
-Edukim i mesëm, ndërsa përvoja e ngjashme konsiderohet avantazh.
PSE DUHET T’I BASHKOHENI TERMOLULI GROUP?
-Kontratë të rregullt pune.
-Pagë konkuruese.
-Shujta ushqimore e mbuluar nga kompania.
SI TË APLIKONI?
Dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 28.02.2025.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu