business

Lexues / Shpërndarës i Faturave

  • star Publikuar: 13-11-2024
  • star Skadon: 27-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani K.R.U Gjakova
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Rahovec
Shikime 374


Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova, Sh.A , duke u bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/ 2024 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, dhe Rregulloren e Brendshme Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik- KRU-Gjakova shpall :

K O N K U R S TË JASHTEM

Titulli i vendit të punës- Lexues / Shpërndarës i Faturave

Titulli i Mbikëqyrësit : Shefit të Sesionit Komercial , Menaxherit Komercial

Numri i Referencës : 3061

Numri i pozitave: 1 ( Një )

Vendi i Punës: Rahovec

Paga- 600 €

Kohëzgjatja e kontratës : Në Kohë të caktuar, ndërsa Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës /Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Orari i punës- I Plotë

Procedura e Aplikimit : I jashtëm

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Ngarkohen me faktura për çdo muaj veç e veç gjatë vitit, që bëhen për ujin e pijes të shpenzuar sipas klientëve –konsumatorëve që kanë në evidencën –regjistrin e tyre
  • Sipas evidencës –regjistrit të tyre bëjnë shpërndarjen e faturave të klientit - konsuamtorët sipas evidences në lokacionin e tyre ,
  • Njoftojnë klientët –konsumatorët që për borgjet e pa paguara e të mbetura me saldo mund të bëjnë riprogramimin e tyre në afat 1-36 muaj /kiste ,duke arritur marëveshje dhe duke nënshkruar ate ku thuhet se së bashku me faturen e muajit të fundit duhet paguar edhe kësti mujor i borxhit .
  • Për çdo mosrespektim të marrëveshjes së riprogramimit të borgjit nga ana e klientit –konsumatorit që në herën e pare të cilit do muaj për pagesen e borgjit ,bëhet kërkesa për çkyçje ,duke kërkuar ekipin e çkyçjes për të çkyçur klientin –konsumatorin ,ku menagjeri i shërbimit cakton daten ,oren dhe siguron pjesmarrjen e policisë ;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdherit të shefit ,Menaxherit të Shitjes
  • Regjistron për çdo muaj gjendjen e sakt të ujit të pijes të shpenzuar perms ujëmatësit te klientët–konsumatorët dhe ate 100% ,sipas evidences që ka në lokacionin e tij, duke evidentuar në librin regjistrin e tij .
  • Regjistron për çdo muaj gjendjen e sakt të klientëve –konsumatorëve që shpenzojnë ujin e pijes pa ujëmatës (paushall ),bëjnë evidentimin e tyre në lokacionin e tij duke bërë procesverbalin me të gjitha të dhënat ,si dhe raportojnë në Kompani
  • Gjatë leximit obligohen të evidentojnë perms procesverbalit – rastet; e zbulimit të ujmatësve në gjendje jo të rregullt ,rastet e kyçjeve të pa ligjshme–ilegale (së paku 2 lidhje), si dhe rastet e konsumatorëve të ri dhe i raportojnë ato në menyrë të rregullt çdo ditë duke mbajt edhe evidencat në librin e tyre ,duke paraqit te menaxheri i sherbimit të shitjes ,i cili vazhdon procedurat për masat konkrete ligjore .
  • Lajmëron prishjet dhe rrjedhjet e ujit të pijes që ndodhin në terenin e tij
  • Përgjigjet shefit të tij përkatësisht menaxherit ekzekutiv ;
  • Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimi, përvoja e punës/Aftësi të tjera

  • Përgatitja profesionale/Shkollore – Shkolla e Mesme
  • Së paku 1 vjet përvojë pune
  • Njohja e punës me kompjuter: njohuri për kompjuter (MS. Office)

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjese e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre – Formati PDF

Gjatë aplikimit për pozitën në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës elektronike (email) [email protected].
  • Në email për aplikim duhet të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:
  • Aplikacioni ( formulari) për konkurrim shkarkohet në ueb-faqen e Kompanisë www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/
  • CV-ja
  • Dëshmia e kualifikimit – Kopjen e Diplomës së Shkollës së Mesme-noterizuar, nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin për nostrifikim të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedure të nostrifikimit , me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e përfundimit të procedurave të rekrutimit/përzgjedhjes për atë pozitë.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit/përvojës së punës.
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
  • Kopja e Certifikatës së lindjes,

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje/të skanuara me pdf

Dëshmitë që nuk kërkohen gjate aplikimit por kërkohen në fund të procesit përpara nënshkrimit të kontratës së kandidatit/es së përzgjedhur:

  • Aplikantët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e dokumentacioneve të dorëzuar përmes e-mailit ,dhe origjinalet apo të njësuara me origjinalet- mund të kërkohen përpara nënshkrimit të kontratës.
  • Certifikata shëndetësore

Mënyra e aplikimit

Aplikimi behet përmes e-mailit elektronik [email protected] , ku bashkëngjiten të gjitha dokumentet sipas kërkesave në konkurs. Aplikacionin për punësim e shkarkoni në: www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/. Të gjitha dokumentet e kërkuara sipas konkursit duhet të dërgohen në email, pas aplikimit të suksesshëm do të pranoni një e-mail për konfirmim, nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues, atëherë kontaktoni në nr. E tel.0390 310513, gjithashtu mund të shkruani edhe në e-mailin e mësipërm për të vërtetuar aplikimin tuaj vetëm nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues.