business

Udhëheqës Ekipi /Team Leader në Prodhim (2), Punëtor/e në Prodhim (10), Asistent/e Administrativ/e (1), Shofer (1)

  • star Publikuar: 13-05-2025
  • star Skadon: 23-05-2025
Kategoritë Prodhimtari, Shitje, Shofer, Administratë
Numri i pozitave 14
Vendi i punës Gjilan
Shikime 146

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar, i njohur përmes brendit: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitat si në vijim:

  1. Udhëheqës Ekipi /Team Leader në Prodhim (2 pozita);
  2. Punëtor/e në Prodhim (10 pozita);
  3. Asistent/e Administrativ/e (1 pozitë) ; dhe
  4. Shofer (1 pozitë)

Vendi i punës: Gjilan.

Kualifikimi për pozitën nr. 1 dhe 2:

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme; dhe
  • Përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).

Kualifikimi për pozitën nr. 3:

  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik (preferohet drejtimi Menaxhment, Marketing apo Banka, Financa dhe Kontabilitet)
  • Përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të dërgojnë informatat e tyre ose Cv-në e tyre në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për plotësimin e aplikacionit.

Shënim shtesë:

Vajzat dhe gratë inkurajohen të aplikojnë dhe do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 23.05.2025.