business

Përkthyes/e të Gjuhëve të ndryshme

  • star Publikuar: 17-04-2023
  • star Skadon: 30-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 32644

KONKURS PËR PËRKTHYES/E

N.SH.PRESTIGE SHPALL KONKURS

Konkurs për përkthyes me punë primare (me orar të plotë);

  • Përkthyes/e-SHQIP-ANGLISHT dhe anasjelltas, 5 pozita pune (kontratë e rregullt, punë parësore, 8:00-16:00, e hënë- e premte)
  • Përkthyes/e-SHQIP-SËRBISHT dhe anasjelltas, 5 pozita pune (kontratë e rregullt, punë parësore, 8:00-16:00, e hënë- e premte)

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Kualifikimi përvoja dhe shkathtësitë e kërkuara:

  1. Personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse, apo së paku 1 vjet përvoje pune në gjuhën përkatëse (për gjuhët Shqip-Serbisht);
  2. Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se 1 vjet në përkthim;
  3. Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
  6. Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë;
  7. Aftësi në përmbushjen e detyrave dhe punëve me ngarkesë, dhe përcaktimin prioriteteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuhët e kërkuara;
2. Përkthim simulant dhe konsekutiv në takime të niveleve të ndryshme;
3. Përkthim konsekutiv në seminare, komisione dhe takime të ndryshme, etj;
4. Përkthim administrativ duke i shtypur në kompjuter në formë të drejtë drejtshkrimore;
5. Korrigjon dhe dërgon shkresa dhe materiale sipas nevojave të kompanisë;
8. Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme, besimeve fetare të ndryshme, kurse karshi vështrimeve politike të mbaj paanësi dhe objektivitet;
9. Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
10. Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim ( teknikat e përkthimit);

Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në emali adresën [email protected];

Konkursi mbetet i hapur nga data 17 Prill 2023 e deri më 30 Prill 2023.

Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.