business

Kompani për Identifikimin e Kompanive nga komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian në industrinë e ndërtimtarisë dhe Nevojat e Tyre

  • star Publikuar: 27-11-2024
  • star Skadon: 05-12-2024
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 37

TERMI I REFERENCËS (TOR) EKSPERT / KOMPANI PËR IDENTIFIKIMIN E KOMPANIVE NGA KOMUNITETI ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTIAN PËR INDUSTRINË E NDËRTIMTARISË DHE NEVOJAT E TYRE

Ekspert / Kompani për Identifikimin e Kompanive nga komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian në industrinë e ndërtimtarisë dhe Nevojat e Tyre.

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktualenë Prishtinë, është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovarepërmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët,dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.

Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtareve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferate tjera të jetës janë më të fuqizuara.

Dallimet mes etnive të ndryshme qe jetojne ne Kosove ndërlikon shume përvojat e individeve nga rradhet e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian në sektorin e ndërtimit. Gratë dhe të rinjtë nga këto komunitete, për shembull, mund të përballen me pengesa shtesë që ndikojnë në aksesin dhe mbajtjen e tyre në punët e ndërtimit. Si përmbledhje, konteksti për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e ndërtimit karakterizohet nga barriera sistematike, diskriminim dhe qasje të kufizuar në mundësitë formale të punësimit. Nje nder objektivat e projektit Drejtësisë Sociale per Romet,Ashkalit dhe Egjiptianet ne Kosove është edhe formalizimi I kompanive ndertimore qe vijn nga rradhet e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian.

Gjitheashtu synimi eshte qe kompanit nga keto tri komunitete te jene ekuvalent me tregun e punes ne fushen e ndertimit ne Kosove.

2. Arsyetimi i thirrjes:

Dallimet mes etnive të ndryshme qe jetojne ne Kosove ndërlikon shume përvojat e individëve nga rradhët e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian në sektorin e ndërtimit. Kompanit ndertimore te komunitetve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e ndërtimit karakterizohen nga barriera sistematike, diskriminim dhe qasje të kufizuar në mundësitë formale të punësimit.

Nje nder objektivat e projektit Drejtësisë Sociale per Romet,Ashkalit dhe Egjiptianet ne Kosove është edhe formalizimi dhe fuqizimi I kompanive ndertimore qe vijn nga rradhet e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian.

Gjitheashtu synimi eshte qe kompanit nga keto tri komunitete te jene ekuvalent me tregun e punes ne fushen e ndertimit ne Kosove.

Identifikimi i kompanive ndërtimore nga komuniteti Rom,Ashkali dhe Egjiptian dhe nevojave të tyre specifike është një hap vendimtar drejt promovimit të përfshirjes ekonomike dhe fuqizimit të këtyre komuniteteve të margjinalizuara.

3. Objektivat specifike:

  • Arsyetimet për angazhim:
  • Adresimi i diskriminimit dhe pabarazisë sistematike ne qasje te barabart ne tregun e punes/specifikisht ne ndertimtari;
  • Identifikimi i bizneseve të ndërtimtarisë në pronësi të komunitetit rom,ashkali dhe egjiptian duke ofruar mbështetje dhe burime të synuara për të adresuar sfidat e tyre unike;
  • Ofrimin e sugjerimeve se si te mbështeten nderrmarresit nga komuniteti rom,ashkali dhe egjiptian te cilat mund të stimulojne rritjen ekonomike, të krijojne vende pune dhe të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme të këtyre komuniteteve;
  • Identifikimin e nevojave specifike të bizneseve qe merren me ndertim nga komuniteti rom,ashkali dhe egjiptian, per te mundesuar qasje ne tregun e punes;
  • Vleresimi i gjendjes aktuale te ketyre kompani te ndertimit te komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian per te zhvilluar qasjen e ndërhyrjeve dhe identifikimin e fushave për përmirësim.

4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore:

Ofertuesi duhet të ofrojë çmimin për një ditë pune dhe numrin maksimal të ditëve të nevojshme për identifikimin e kompanive ndërtimore të komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian dhe nevojat e tyre për të qen të konkurushëm në tregun e punës në ndërtimtari në të gjithë teritorin e Kosoves dhe më gjërë

4.1 Punëmarrësi do të jetë përgjegjës:

Identifikimin dhe zhvillimin e anketave/ hulumtimeve gjithëpërfshirës për të identifikuar bizneset në industrinë e ndërtimtarisë në pronësi të komuniteteve romë, ashkalinje dhe egjiptianë;

  • Analizimin e nevojave specifike të identifikuara të kompanive, duke përfshirë qasjen në financim, trajnim, tregje, teknologji dhe mbështetje ligjore dhe administrative;
  • Konsultime fillestare për të mbledhur njohuri, shqetësimet dhe prioritetet e ushtruesve të veprimtarisë se ndërtimtarisë nga radha e komunitetit rome, ashkali dhe egjiptiane ;
  • Rishikimin e ligjeve, analizimi i ligjeve, rregulloret dhe procedurat administrative të cilat rregullojnë industrinë e ndërtimtarisë;
  • Përpilimi i raportit dhe analizimi i të dhënave të mbledhura gjatë punës në terren mangësitë, sfidat dhe barrierat specifike të identifikuara të kompanive ndërtimore të komuniteteve romë,ashkali dhe egjiptian;
  • Prezantimi i raportit të ekspertizës nëpërmjet tryezave apo takimeve direkte;
  • Avokim per rritjen e ndërgjegjësimit midis politikëbërësve, zyrtarëve qeveritarë, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë për sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet ndërtimore të komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian;
  • Zhvillimin e rekomandimeve bazuar në vlerësimin e nevojave, zhvillim i rekomandimeve të përshtatura për ndërhyrjet e synuara dhe programet mbështetëse;
  • Promovimi i iniciativa për rritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së mbështetjes për kompanitë e komuniteteve të margjinalizuara dhe përfitimet që ato sjellin.

4.2 Organizata do të jetë përgjegjëse per:

  • Mbështetje të ekspertitduke ofruar të dhënat e disponueshme dhe sigurimin e kontakteve;
  • Caktimin e një personi kontaktues për të komunikuar me ekspertin/kompanin e përzgjedhur;
  • Konsultime të vazhdueshme me ekspertin/kompanin deri në finalizimin e produktit.

5. Detyrat dhe metodologjia:

Qasja e përgjithshme pritet të bazohet kryesisht në një përzierje të metodave cilësore për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, por duke përdorur strategji të dhënave sasiore të disponueshme për analizë dhe interpretim.

Eksperti/kompani pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, UA-ve, të dhënave ekzistuese statistikore, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për qasje në fonde publike në industrinë e ndërtimtarisë, intervistave, etj.

Ndonjë metodë tjetër e rekomanduar nga eksperti- kompania është gjithashtu e pranueshme.

Procesi duhettë ndjekë hapate mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: Nenshkrimi i marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë përzgjedhjen e partnerëve të intervistës / strategjinë e mostres.Përfshin hulumtim dokumentacionesh nga zyra(deskresearch) dhe intervistat e informatorëve kryesorë me stafin kryesor të projektit, dhe me palët e interesit.

  • Vizitat në terren dhe me personat kompetent: Burimet primare të të dhënave dhe burimet dytësore të të dhënave përdorën për të gjeneruar informacionin e nevojshëm për analizë. Kryerja e mbledhjës së të dhënave parësore duke përdorur metoda të ndryshme të përcaktuara më sipër.

Eksperti do të bëjë prezentimin e gjetjeve kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin kryesor të organizatës. Pas finalizimit të raportit në bashkëpunim me organizatën do të organizohën tryeza për të prezantuar raportin tek instutucionet relevante dhe vendimarrëse.

  • Shkrimi i raportit: Dorëzimi i raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata. Procesi i mëpasshëm i hartimit mund të kalojë nëpër raunde shtesë reagimesh derisa të miratohet raporti përfundimtar. Përfundimet duhet të trajtojnë pyetjet e vlerësimit në TOR, duke marrë parasysh edhe gjetjet e papritura. Pritet që ekipi i hulumtimit të paraqesë rekomandime konkrete të cilat i adresohen palëve specifike të interesit. Eksperti duhet të bëjë edhe prëzëntimin e raportit në institucione të ndryshme, sipas kërkesës së organizatës.

6 Produkti :

  • Një raport fillestar që përmban dizajnin e hulumtimit dhe metodologjinë e projektimit (përfshirë kornizën e bashkangjitur kërkimore/matricën e hulumtimit);
  • Mjetet e mbledhjës së të dhënave;
  • Një raport vlerësimi përfundimtar që i përgjigjet objektivave dhe të paktën pyetjeve të analizës; struktura e tij do të miratohet si pjesë e raportit fillestar;
  • Analizë e plotë e të dhënave ku përdorën edhe grafikonet e ndryshme;
  • Prezantimi përfundimtar në Power Point i cili përmbledh përmbajtjen e raportit të vlerësimit/analizes.
  • Moderimin e tryezave për prezantimin e raportit.

7. Plani dhe buxheti :

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës Dhjetor 2024 deri me Janar 2025.

8.Kriteret e përzgjedhjes :

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Ekperiencaparaprake me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Përvojë pune në hartimin e analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të mira në legjislaturën e fushës së industrisë së ndërtimtarisë
  • Aftësi në hartimtë dokumenteve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale.

9 Dokumentacioni i kërkuar /kushtet për aplikim:

  • Ofertë financiare e detajuar me planin e punës; Raste studimore:
  • Raste studimore përkatëse ose projekte që demonstrojnë përvojën e aplikantit në punë të ngjashme.
  • Udhëzimet etike: Një deklaratë që përshkruan përkushtimin e aplikantit ndaj praktikave etike të kërkimit, duke përfshirë privatësinë dhe konfidencialitetin e të dhënave.
  • Dokumente të hartuara nga që mbështesin punën paraprake në fushën e industrisë së ndërtimtarisë;
  • CV;
  • Dy referenca;
  • Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani).

10. Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e ndryshimit të ofertës në bazë të kërkesës derisa të merret vendimi përfundimtar;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës. Në rast se shërbimi do jetë sipas kërkesës së ekspertit, mund t’iu ofrohet edhe kontrata por duke mos ndryshuar çmimet e ofertës.

11. Mënyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Ju lutemi shkruani subjektin e thirrjes!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 05/12/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.