Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
34193
Shield Recruitment & HR kërkon Recepsionist/e dhe Auditor i Natës (1 një vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për kryerjen e kontrollit të identitetit të personit si dhe të gjitha procedurave të zakonshme në recepcion, si “check in / check out”;
- Përgjegjës për adresimin e të gjiha kërkesave të mysafirëve me shpejtësi dhe efikasitet;
- Përgjegjës për adresimin e të gjitha ankesave të mysafirëve duke qenë dhe pikë e parë e kontaktit në këtë aspekt;
- Ndërmerr veprime për të siguruar përgjigje të shpejtë ndaj problemeve të mysafirëve dhe sigurohet që mysafiri ndahet i kënaqur;
- Përkujdeset që të gjitha cmimet, kredit limitet, obligimet rreth dhomave dhe llogaritë e mysafirëve kontrollohen ne baza ditore;
- Përgjegjës për procesin e regjistrimit të mysafirit në menyrë të saktë ku të gjitha informatat përfshihen në listen e regjistrimit si dhe letra e përgjegjësisë dhe mënyra e pagesës janë të nënshkruara;
- Përkujdeset se të gjitha informatat e mysafirëve janë futur në programin Opera dhe ruajtur në profil;
- Përkujdeset që 30min pas check-in mysafiri telefonohet në dhomë për t’u siguruar që cdo gjë është në rregull, dhe në ditën në vazhdim telefonohet për t’u siguruar që nuk ka ndonjë problem me shërbimin/dhomën dhe është i lumtur të bëhet ambassador i Swiss Diamond Hotel;
- Përkujdeset që gjatë procesit të check-in, garancioni mbi pagesën si, kredit kartela është preautorizuar, proces që dëshmon se kredit karta është valide ose ne të kundërten një vlerë e përshtatshme e kesh-it i kërkohet mysafirit si deposit. Cdo devijim nga kjo procedure rezulton në llogaridhënie direkte individuale;
- Përgjegjës për procesin e faturimit duke respektuar me përpikmëri procedurat e faturimit si dhe sigurohet se të gjitha llogaritë e mysafirëve 100% janë të sakta para se ti paraqiten klientit dhe përkujdeset që fatura e borxhit është nënshkruar dhe mënyra e pagesës është e pranishme;
- Përgjegjës për verifikimin e faturave të mbyllura dhe barazon llogarite nga nderrimi i paraditës;
- Përgjegjës për përgaditjen e raportit me qëllime financiare;
- Përgjegjës për pranimin, kontrollimin dhe ruajtjen e materialit të pranuar në recepsion dhe që në fillim të cdo muaji përgatit inventarin;
- Përkujdeset për aplikimin e cmimit të barabartë në mes cmimeve të dhomave në hotel dhe cmimit shitës në OTA. Sidoqoftë, cmimi që paguan mysafiri duhet të përputhet me strategjinë e hotelit;
- Një libër i shënimeve mbahet për të raportuar problemet si dhe për cështje të përcjelljes së detyrave në mes të dy ndërrimeve;
- Kupton statusin e dhomave, cmimet e dhomave, sigurohet që në sistem ka numër të mjaftueshëm të dhomave të inspektuara me statusin e pastërt ose e njofton mbikqyrësen e shtëpiakeve nëse ky nuk është rasti;
- Përgjegjës për mbajtjen e evidencës së mysafirëve dhe të vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga hoteli;
- Përkujdeset për organizimin e transportit, me kërkesë të mysafirit për vizita jashtë hotelit;
- Përkujdeset për kryerjen e transaksioneve monetare ndaj mysafirëve ne bazë të rregullave financiare të hotelit;
- Përkujdeset për të plotësuar të gjitha faturat hyrëse dhe dalëse;
- Përgjegjës për postimet e minibarit;
- Lajmërohet në telefon sipas standardit që parashihet me politikë të hotelit duke u siguruar që porosia që e merr adresohet menjëherë;
- Përkujdeset për përcjelljen e informatave dhe e pyetjeve tek njësitë përkatëse;
- Informon personelin përgjegjës lidhur me VIP mysafirët dhe të gjitha ngjarjet e jashtëzakonshme në hotel, përfshirë incidentet dhe aksidentet;
- Përgjegjës që të gjitha aktivitet ditore të recepsionit janë përmbyllur me sukses;
- Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve si dhe paraqitje adekuae duke mbajtur uniformën e pastërt, emrin e paraqitur në uniformë dhe respekton standardet e higjenies personale;
- Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet:
- Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e turizmit dhe hotelierisë;
- Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si recepsionist në hotele me 4 ose 5 yje;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 23/03/2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.