business

Agjent/e i/e shitjes - Shop

  • star Publikuar: 03-07-2025
  • star Skadon: 18-07-2025
Kompani Kujtesa
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Gjakovë, Vushtrri, Fushë Kosovë
Numri i pozitave 3

“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

  • Agjent/e i/e shitjes- Shop

Vendi i punës:

Vushtrri- Agjent/e i/e rregullt
Fushë Kosovë- Zëvendesim
Gjakovë- Zëvendesim

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pëpilon kontrata për klientë të rinjë dhe i proceson për aktivizim.
  • Bën procesimin e kërkesave të klientëve,njofton dhe ofron produkte dhe shërbime klientëve.
  • I përgjigjet të gjithë klientëve në mënyre efektive kërkesave dhe nevojave te tyre.
  • Proceson dhe regjistron te gjitha pagesat si në para të gatshem/Bankë.
  • Arkivon kontratat në sistem dhe siguron kualitetin e të dhënave të klientëve.
  • Barazon arkën ditore të pagesave dhe deponimin e parave të gatshme në bankë apo në arkën e pikës së shitjes.
  • Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj.
  • Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për cdo kërkesë të klientëve si nga aspekti teknik,instalimet, problemet apo shërbim të kërkuar.
  • Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat e klientëve.
  • Raporton ne baza ditore për kontrata te reja, vazhdime të kontratave dhe anulimet e kontratave.
  • Mirësjellje profesionale ndaj klientëve dhe respekton kodin e veshjes së kompanisë.
  • Regjistron stokun dhe identifikon cdo dallim të krahasuar me gjendjen reale dhe ate të paraqitur në sistemin e menaxhimit te stokut

Kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme ose fakultetit.
  • Shkathtësi në komunikim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
  • Përvojë e punës në shitje.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: hr@kujtesa.com.

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 18.07.2025, Ora 16:00h.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu