business

Komercialist (8)

  • star Publikuar: 28-03-2023
  • star Skadon: 04-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 8
Vendi i punës Lipjan
Shikime 34173

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

Komercialist – 8 Pozita

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Mbanë evidencë për prezencën e produkteve të programit të shitjes në objektet e shitjes të vizituara brenda javës - për këtë raporton në mbledhje;
  • Percjellë konkurencën, çmimet, aktivitet promovuese, konkurrencen jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;
  • Përcjellë realizimin e planit të shitjes të përcaktuar;
  • Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar;
  • Përcjellë vazhdimisht trendet e tregut dhe jep propozime për avansimin sa më të mirë të programit;
  • Konsultohet me shoferët për porosit të cilat janë dërguar një ditë më heret - a ka qenë gjthçka në rregull;
  • Bën përgatitjet para daljes në teren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • Bën dorëzimin e porosive tek Departamenti i Faturimit me tablet.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të jenë të aftë të punojnë me mbikëqyrje minimale;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë dhe bashkëpunëtor;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion.

Inkurajohen të gjitha kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e Korporatës Buçaj ose CV dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. Aplikacioni ose CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 28 Mars 2023 deri më 04 Prill 2023.