business

FIZIOTERAPEUTE

  • star Publikuar: 07-06-2023
  • star Skadon: 22-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KRCT
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 10945

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS

KONKURS: FIZIOTERAPEUTE

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Shërbimi: Shërbime rehabilituese për përfituesit e QKRMT

Titulli i pozitës: Fizioterapeute

Vendi i punës: Prishtinë

Kohëzgjatja: Gjysmë orari/ kontratë 9 mujore me mundësi vazhdimi

Fillimi i punës: Korrik 2023

INFO PËR QKRMT

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ofron shërbime psikosociale, mjekësore dhe ligjore për viktimat e torturës dhe traumës me theks të veçantë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe është e autorizuar nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Me qëllim të zgjerimit të shërbimeve interdisciplinare si dhe për trajtimin e pasojave fizike të torturës dhe traumës ne kërkojmë të punësojmë një FIZIOTERAPEUTE.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Vlerëson nevojat individuale të përfituesve dhe përcakton masat dhe veprimet për trajtimin e pasojave fizike të torturës dhe traumës
  • Dizajnon dhe ofron një program të përshtatshëm trajtimi, duke punuar në baza individuale ose grupore
  • Ofron shërbimin për fizioterapi për përfituesit e QKRMT (gra dhe burra)
  • Mbikqyr dhe raporton për progresin e trajtimit si dhe propozon masa tjera
  • Bashkëpunon me anëtarët tjerë të ekipit për koordinimin e punëve
  • Punë të tjera në kuadër të aktiviteteve të projektit

KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA

  • Diplomë Universitare në Fizioterapi
  • Përvojë paraprake (së paku dy vjeçare) në pozita të ngjashme (përvoja e mëparshme me persona të traumatizuar do të konsiderohet avantazh)
  • Shkathtësi komunikimi dhe ndërveprimi në punën ekipore
  • Njohje të gjuhës angleze
  • Shkathtësi të punës me kompjuter

PROCESI I APLIKIMIT

  • Curriculum Vitae (CV) dhe dëshmi tjera për përvojën e mëparshme
  • Letër motivimi

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në formë elektronike në: [email protected]

Ju lutemi që ta cekni në subjekt pozitën për të cilën aplikoni!

Konkursi mbetet i hapur deri më 22 Qershor 2023, ndërkaq do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistim.