business

Merchandiser – Retail për Ushqimin e Fëmijëve (Humana Baby Food)

  • star Publikuar: 26-05-2025
  • star Skadon: 08-06-2025
Kompani Medical Group
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Medical Group, një nga liderët në tregun farmaceutik dhe mjekësor në Kosovë, me një rrjet partnerësh ndërkombëtarë të fuqishëm, ka hapur konkurs për pozitën :

Merchandiser – Retail për Ushqimin e Fëmijëve (Humana Baby Food)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Vendosja e produkteve sipas planogrameve dhe standardeve të markës.
  • Mbikëqyrja e stokut dhe kontrolli i datave të skadencës.
  • Zbatimi i aktiviteteve promocionale në vendshitje.
  • Raportimi i rregullt për gjendjen e produkteve dhe aktivitetet e kryera.
  • Bashkëpunimi me stafin e dyqaneve dhe ekipin e shitjes për përmirësimin e prezencës së produkteve.


Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Mjekësore, Ekonomi (Marketing) ose Administrim Biznesi.
  • Master në fushën përkatëse përbën përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyera në shitje, analizë dhe raportim.
  • Njohuri në marketing dhe promovim produktesh (eksperienca në njërin nga brendet e ushqimit për foshnje është përparësi).
  • Aftësi të forta komunikuese, vet-iniciativë dhe punë ekipore.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (me shkrim dhe të folur).
  • Patentë shoferi – Kategoria B.
  • Përdorim i mirë i programeve kompjuterike.

Çfarë ofrojmë:

  • Pako konkurruese financiare, mundësi të zhvillimit profesional dhe avancimit në karrierë, ambient pune të mirë, punë ekipore dhe trajnime.

Nëse keni interesim per pozitën e shpallur:

Na dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në: [email protected]
(Subjekti i emailit: Aplikim për pozitën Merchandiser – Retail për Ushqimin e Fëmijëve (Humana Baby Food)

Konkursi mbetet i hapur deri më: 08.06.2025. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjidhen në bazë të vlerësimit të CV-së, referencave, letrës motivuese, edukimit dhe eksperiencës.