Swinto Sh.a e licensuar nga BQK si Institucion Financiar Jo-Bankar është një kompani FinTech e cila është e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë ku ofron shërbime financiare digjitale të pagesës, transferta të menjëhershme të parave, pagesa dhe shërbime të tjera financiare përmes aplikacionit inovativ Swinto.
Pozicion i hapur i punës: Këshilltarë për Klientë (M/F)
Përshkrimi i vendit të punës:
- Udhëzon përdoruesit e aplikacionit Swinto për shërbimet financiare dhe zgjidhjet teknologjike që ofrohen përmes aplikacionit Swinto.
- Trajton pyetjet dhe shqetësimet e klientëve me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe sigurohet që të gjitha kërkesat e klientëve përpunohen në kohë e pa vonesa.
- Jep udhëzime për përdoruesit rreth zhvillimeve të reja të produkteve në aplikacionin Swinto.
- Ofron mbështetje cilësore për klientët gjatë fazave të hapjes së llogarive ne aplikacionin Swinto, si dhe gjatë gjithë ekzistencës së llogarive individuale e biznesore.
- Kompleton dokumentacionin dhe siguron informacion të saktë, sipas procedurave të brendshme për verifikim të klientëve.
- Bën kompletimin e dosjeve të klientëve deri në momentin e dorëzimit në arkivë
- Ndjekë procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e brendshme të kompanisë;
- Qasje drejt dhe efektive në zgjidhjen e sfidave ditore me profile të ndryshme të klientëve;
- Të arrijë objektivat e shitjes sipas përcaktimit me menaxherin e linjës në baza javore dhe mujore;
- Kultivon marrëdhënie të mira me klientët duke trajtuar pyetjet dhe shqetësimet me shpejtësi dhe profesionalizëm.
- Komunikimi përmes live chat me klientët në baza ditore.
Kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të jashtëzakonshme të dëgjimit dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Bindës dhe i orientuar drejt rezultateve;
- Njohuri të mira në platformat, përmes të cilave menaxhohen kërkesat e klientëve
- Përvoja e mëparshme e punës në një pozitë të ngjashme është avantazh, posaçërisht nëse kjo përvojë është krijuar në cilësinë e mbështetjes së klientëve në nje institucion të parase elektronike.
- Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi që është i aftë të fitojë besimin e klientëve.
- Njohuri të shkëlqyera për shërbimet financiare dhe zgjidhjet teknologjike që ofrohen përmes aplikacionit SWINTO dhe aplikacioneve të ngjashme në Kosovë.
- Gatishmëria për të punuar në orar fleksibil.
Çfarë ofron Swinto
- Pagë konkuruese
- Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
- Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.
Procedura e aplikimit:
Nëse jeni të interesuar t'i bashkoheni ekipit tonë me një mundësi të mirë avancimi, dërgoni CV -në tuaj, duke specifikuar rolin për të cilin po aplikoni në [email protected] jo më vonë se 31 Gusht 2024. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen përmes emailit ose telefonit.