business

KËRKESË PËR OFERTË: Sistem i përkthimit simultant dhe Audio set për konferenca

  • star Publikuar: 13-09-2023
  • star Skadon: 27-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Integra
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1140


KËRKESË PËR OFERTA

OJQ INTEGRA
nr. FisKal: 600177986

Rruga Selami Pulaha, Ulpiana A4,
Hyjra 2, Kati 2, Nr. 4
Prishtinë, Kosova
+383 38 546 717
[email protected]

Për të interesuarit:

Subjekti:

Sistem i përkthimit simultant dhe Audio set për konferenca

Datë: 13 SHTATOR 2023

Nr. i Prokurimit: P-INT-CASA-UNMIK-STSCAS-09/23

Projekti: “Iniciativa Barabar: Nxitja e dialogut dhe ndërtimit të besimit mes komuniteteve në Kosovë”

Ju ftojmë të dorëzoni ofertat tuaja deri më 27 shtator 2023, ora 16:00, në adresën zyrtare të Integra-s, për:

Çmimi për njësi dhe sasi do të vendoset sipas nevojave të Organizatave Integra, Casa dhe Barabar Centre.

Bazuar në ligjet në fuqi në Kosovë, Organizata Integra, për projekte dhe donatorë të specifik, është e liruar nga TVSH-ja për import/hyrje dhe blerje brenda vendit të mallrave dhe shërbimeve.

Specifikimet teknike

  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të jenë të lëvizshëm
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të jenë nga marka/kompani të besueshme
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të kenë të paktën 70 marrës (receivers) gjuhësh me kufje për pjesëmarrësit, me minimum 4 kanale
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të kenë sistem zërimi për audiencë deri në 150 persona
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të kenë të paktën një mikrofon për moderator (digital discussion chairman unit) dhe pesë mikrofona për panelistët/folësit (discussion delegate units)
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të kenë të paktën dy mikrofona pa kabllo (ajror) për audiencën
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të lidhen me kabllo, jo me Wi-Fi
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të kenë të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme
  • Operatori ekonomik duhet të ofrojë trajnime të stafit për përdorimin e sistemit
  • Sistemi i përkthimit simultan dhe Audio seti për konferenca duhet të dërgohen dhe instalohen në Barabar Centre maksimumi një muaj pas nënshkrimit të kontratës
  • Valuta e ofertave duhet të jetë në Euro
  • Pagesa do të realizohet pasi të finalizohen detyrimet e kontratës dhe operatori ekonomik të lëshojë një faturë origjinale

Kriteret për kualifikim

  • Të jetë e regjistruar në Kosovë dhe të mos ketë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës
  • Çmimi më i mirë/përshtatshëm
  • Marka të besueshme të pajisjeve, mjeteve dhe sistemit
  • Garancioni më i mirë për pajisjet, mjetet dhe sistemin

Afatet kohore

  • Kërkesa për oferta; 13 shtator 2023 – 27 shtator 2023
  • Hapja e ofertave dhe procesi i vlerësimit; 29 shtator 2023, ora 10:00
  • Publikimi i rezultateve; 03 tetor 2023
  • Periudha për ankesa: një javë pas publikimit të rezultateve