Kompania: “TOREX GROUP” L.L.C
Pozita: Mirëmbajtës (1 vend pune)
Vendi i punës:
Prishtinë – Objektet e ndërtuara nga kompania Vëllezërit Asllani, afër Shkollës “Pavarësia”
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme të objekteve (hyrje, korridore, shkallë dhe ambiente të përbashkëta).
- Mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave të jashtme përreth objekteve.
- Sigurimi i pastërtisë, higjienës dhe rendit në përputhje me standardet e kompanisë.
- Përdorimi korrekt dhe i sigurt i mjeteve dhe materialeve të pastrimit.
- Raportimi i nevojave për furnizime higjienike apo defekte teknike.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës dhe me kërkesë të menaxherit.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në vendin e punës.
Kërkesat për kandidatët:
- Eksperiencë e mëparshme në pastrim dhe mirëmbajtje (përparësi).
- Përgjegjshmëri, seriozitet dhe korrektësi në punë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar.
- Diskrecion dhe sjellje e përshtatshme profesionale.
- Përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve.
Orari i punës:
- E hënë – e Premte
- Ora 08:00 – 17:00
Ofrohet:
- Pagë e rregullt mujore
- Ambient pune korrekt dhe i qëndrueshëm
- Mundësi angazhimi afatgjatë
Aplikimi:
Të interesuarit mund të aplikojnë duke kontaktuar në numrin:
📞 +383 46 488 888
Apliko shpejtë përmes sistemit!