business

Agjent Shitjesh

  • star Publikuar: 16-09-2025
  • star Skadon: 16-10-2025
Kompani Dream Towels
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prizren
Numri i pozitave 1

Shpallje Pune – Agjent Shitjesh në sektorin e Hotelierisë dhe Salloneve të Bukurisë dhe Estetikës, Prizren

Kompania jonë, e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e peshqirëve dhe tekstileve cilësore për hotele, resorte dhe sallone bukurie, po kërkon të punësojë një Agjent Shitjes energjik dhe ambicioz për të zgjeruar rrjetin e klientëve dhe për të rritur prezencën në treg.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kërkimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj në sektorin e hotelierisë dhe salloneve të bukurisë.
  • Prezantimi i produkteve të kompanisë duke theksuar cilësinë dhe avantazhet konkurruese.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe sigurimi i bashkëpunimit afatgjatë.
  • Përgatitja e ofertave dhe negociimi i kushteve të shitjes.
  • Raportimi i rregullt mbi aktivitetet e shitjes dhe rezultatet.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë pune në fushën e shitjeve (preferohet në hoteleri ose bukuri dhe estetikë).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Njohuri bazike mbi tekstilet dhe produktet e ngjashme (avantazh).
  • Motivim i lartë për arritjen e objektivave dhe punë në ekip.
  • Patentë dhe gatishmëri për udhëtime pune (avantazh).

Çfarë ofrohet:

  • Pagë fikse konkurruese + bonus motivues mbi realizimin e shitjeve.
  • Trajnim mbi produktet dhe teknikat e shitjes.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Ambient pune mbështetës dhe dinamik.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në: +38348133136

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu