business

Agjent/e Shitjes (Industria Kreative)

  • star Publikuar: 18-06-2025
  • star Skadon: 18-07-2025
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Open Call for Sales Agent - Portal Pune

Thirrje për Punësim: Agjent/e Shitjes (Industria Kreative)

Lokacioni: Prishtinë
Pozita: Me orar të plotë
Afati i aplikimit: Deri 18 Korrik 2025

Një Agjencion Marketingu me bazë në Prishtinë është në kërkim të një Agjent/e të Shitjes të motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera komunikuese për të ndihmuar në zgjerimin e rrjetit të klientëve dhe promovimin e shërbimeve kreative që ofrojmë në fushat e marketingut, prodhimit dhe komunikimit.

Zgjedhja e aplikantëve do bëhet sipas metodës first come - first served, dhe në rast se përzgjidhet aplikanti, aplikantët pasues nuk do të kontaktohen në ketë fazë.

Çka do të bëni:

  • Të identifikoni dhe kontaktoni klientë potencial në sektorë të ndryshëm
  • Të prezantoni paketat e shërbimeve kreative në mënyrë bindëse dhe profesionale
  • Të negocioni marrëveshje dhe të mbyllni kontrata
  • Të ndërtoni dhe mirëmbani marrëdhënie afatgjate me klientët
  • Të bashkëpunoni me ekipin e brendshëm për dorëzimin e projekteve

Kërkesat për kandidatin ideal:

  • Përvojë ose rrjet në shitje B2B
  • Aftësi të forta komunikuese dhe prezantuese
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Shqipe dhe gjuhës Angleze
  • Vetëmotivim, iniciativë dhe profesionalizëm
  • Përvojë paraprake në shitje apo menaxhim klientësh është përparësi

Ne ofrojmë:

  • Paga baze 400€ brutto, me bonuse deri 1,000€
  • Mundësi rritje dhe shpërblime për performancë të lartë
  • Ambient kreativ dhe ekip bashkëpunues për draftimin e propozimeve për klientë.

Aplikoni duke dërguar CV-në dhe një letër të shkurtër motivuese në:

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu