business

Njoftim për Furnizim: "Makina mbjellëse misri/gruri"

  • star Publikuar: 10-01-2024
  • star Skadon: 24-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1781

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me makina mbjellëse misri/gruri

Data e përgatitjes së njoftimit: 10/01/2024

T-01/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimorë është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e makinave mbjellëse për familjet përfituese të projektit “Një rrugë drejt zhvillimit – Projekt i integruar” ku do të bëhet shpërndarja e makinave mbjellëse në komunën e Skenderajit, secila familje do te përfiton nga një makinë, ku përfituesit do te jene nga komuna e Skenderaj, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me Drejtorinë e bujqësisë në komunën e Skenderaj do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia do të planifikohet në bazë të kërkesave të fermerëve të komunës së Skenderaj. Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e përcaktimit të sasisë në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

  • Afati i fundit për lifërimin e makinave mbjellëse është caktuar data 20 Prill 2024 .
  • Në rast të vonesës brenda periudhës së cekur më lartë, blerësi rezervon të drejtën të ndërpresë urdhër/kontratën.


Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet në dosje të tenderit:

Dokumentacioni ligjorëLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të punëve te ngjashme te jete min 300,000.00 EuroLista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme (mekanizëm bujqësore), Listës së kontratave duhet ti bashkëngjiten referencat ose pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste.
5.

Dëshmi se produktet e ofruara janë

te destinuar për tregun evropian.

Kopje e certifikatës CE.
6.Te ketë një mbjellëse mostër sipas specifikaveDyqan depo.
7.Katalogu i makinerive të cekura ne tender, nga prodhuesi me specifikat e tyreKopje fizike
8.Auditim I kompanisë te paktën dy vitet e fundit 2021/2023, nga nje kompani e licencuar.Kopje
9.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Specifikacioni për mbjellëse misri:

Mbjellëse misri

Nr.

SPECIFIKACIONI

1Dimensionet1630 x 2750 x 1150
2Pesha300 – 410kg
3Distanca ndërmjet rendeve450 – 750mm
4Gjerësia punuese2000 – 3000mm
5Thellësia e mbjelljes30 – 60mm
6Thellësia e plehërimit60 – 90mm
7Numri I rendeve4 rendore
8Kapaciteti I rezervuarit të plehut artificial:0 -100 kg
9Me disqe anësore
10Materiali I rezervuaritInox – Anti korozion
11Tipi I transmisionitMe zingjir
12Fuqia e kërkuar e traktorit30 – 60 KW
13Rrotat mbështetëse në tokë4 goma
14Shpejtësia e operimit4 -6 km/h
15Kapaciteti punues0.7 – 1hm2/h

Totali:

Specifikacioni për mbjellëse gruri :

Mbjellëse gruri

Nr.

SPECIFIKACIONI

1Numri I rendeve16 rende
2Dimensionet1810 x 2640 x 1180mm
3Pesha430kg
4Gjerësia punuese2400mm
5Thellësia20 – 40mm
6Fuqia e kerkuar e traktorit30 – 55KW
7Tipi I transmisionitMe zingjirë
8Kutia e faresINOX
9Kutia e plehut artificialINOX
10Kapaciteti I mbjelljes0 – 36 km/h
11Kapaciteti I rezervuarit të plehut artificial0 – 30kg
12Kapaciteti punues8 – 12km2/h
13Shpejtësia e operimit5 – 8km/h
14Me disqe anësore
15Distanca ndërmjet rendeve150mm (e rregullueshme)

Totali:

Kompania duhet të ofroj garancion të paktën 1 vit.

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova - Oferta për makina mbjellëse” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/01/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.