business

Teknik i Mirëmbajtjes së Elektrikës

  • star Publikuar: 18-01-2024
  • star Skadon: 01-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 869

Shield Recruitment & HR kërkon Teknik i Mirëmbajtjes së Elektrikës 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për evitimin dhe mënjanimin e avarive në sistemin elektrik si dhe kryen manipulimet e domosdoshme në trafot e tensionit të ulët dhe të lartë brenda hotelit;
  • Përgjegjës për evidentimin e prishjeve të pajisjeve dhe instalimeve elektrike dhe eviton/riparon menjëherë të gjitha këto defekte;
  • Përgjegjës për kontrollin detal të funksionalitetit dhe të gjendjes së makinave, pajisjeve dhe të instalimeve elektrike në hotel si dhe ndërmerr masa për evitimin e prishjeve eventuale dhe funksionimin e tyre të rregulltë;
  • Përgjegjës për testimin e instalimeve dhe pajisjeve elektrike dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Përkujdeset që të mirëmbajë ashensorët dhe instalimet përkatëse të tyre si dhe për çdo avari në ashensor të lajmëroj menjëherë mbikqyrësin e njësisë së mirëmbajtjes;
  • Përkujdeset për evidencën e punëve të kryera dhe të materialit të shpenzuar për të informuar mbikqyrësin e njësisë së mirëmbajtjes së hotelit;
  • Përkujdeset për heqjen dhe zëvendësimin e dritave/poçeve elektrike dhe siguresave të dëmtuara;
  • Përkujdeset që gjatë instalimeve të reja elektrike, të përgatisë planin, me qëllim që të sigurohet qasja më e lehtë e mirëmbajtjes në të ardhmen;
  • Përkujdeset për ruajtjen dhe përgatitjen e skicave të cilat tregojnë vendndodhjen e instalimeve dhe të pajisjeve elektrike;
  • Përkujdeset që punët ti kryejë duke përdorur ekskluzivisht veglat dhe instrumentet e parapara dhe duke u përmbajtur dispozitave të mbrojtjes në punë;
  • Përgjegjës që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet, pajisjet dhe energjinë;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Të ketë së paku 3(tri) vite përvojë pune në mirëmbajtje të elektrikës në hotele;
  • Përgatitje profesionale (minimum shkollën e mesme) në fushën e elektrikës, me përparsi të diplomuarit si inxhinier i elektrikes;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
  • Të mos jetë nën hetime;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 01 Shkurt 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.