business

Depozitues Industrial

  • star Publikuar: 29-12-2023
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Zimbabwe
Shikime 1416

Shield Recruitment & HR kërkon Depozitues Industrial 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Afriken Juglindore, Zimbabwe.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbajtja e evidencava ditore, javore dhe mujore të hyrje - daljeve të materialeve nëpër depo;
  • Pranimi,kontrollimi dhe vërtetimi i materialeve të ardhura në kantier nëse materialet kanë ardhur sipas porosise ( kërkesave);
  • Kontrollon nëse materialet kanë ardhur sipas sasisë së kërkuar me kërkesë;
  • Kontrollon nëse materialet kanë ardhur me ndonjë mangësi eventuale si : dëmtim , cilësi e dobët etj;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti Ekonomik;
  • Së paku 2 vite përvojë punë fushën profesionale;
  • Njohuri pune të programeve Microsoft office (Word, Excel, Outlook);
  • Preferohet njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Janar 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.