Kompani
Klan Kosova
Kategoritë
Reklamim dhe Marketing, Shitje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
228
TV “Klan Kosova” shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës,
Zyrtar/e i/e shitjes – një (1) pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, janë:
- Proceson kontrata për klientë të rinj dhe kujdeset për implementimin e tyre
- Bën procesimin e kërkesave të klientëve
- Njofton dhe ofron produktet për marketing - klientëve
- Përgjigjet tek të gjithë klientët në mënyrë efektive për kërkesat e tyre
- Proceson dhe regjistron të gjitha pagesat
- Përfaqëson në mënyrë të denjë mediumin dhe vlerat e saj
- Komunikon me klientë dhe informon mbikqyrësin dhe kolegët tjerë për çdo kërkesë që mund të kenë, si në aspektin teknik, apo në shërbime tjera të kërkuara
- Pranon, regjistron dhe arkivon në sistem të gjitha informatat, raporton në baza ditore në lidhje me marrëveshjet e reja, vazhdime të kontratave dhe kështu ngjashëm
- Merret me shitjen e produkteve të “Klan Kosova”
- Bënë vizita në terren, realizon takime me klientë në baza javore
- Hulumton tregun
- Prezanton ofertat për klientët
- Përgatitë të gjitha kontratat që të nënshkruhen nga klientët
- Përgatitë raporte javore për menaxhmentin
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë diplomë nga Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo Marketing, mirëpo edhe kandidatët me përgatitje tjetër profesionale dhe të cilët e konsiderojnë vetën të denjë për të kryer punën e Zyrtarit të Shitjes, janë të mirëseardhur që të aplikojnë
- Të ketë përvojë së paku 1 vjeçare në shitje dhe marketing
- Të ketë njohuri të teknikave të shitjes dhe marketingut
- Të ketë njohuri bazike në fushën e medias
- Të ketë aftësi prezantimi dhe komunikimi
- Të ketë aftësi të shkrimit të raporteve
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë
- Të ketë aftesi të mira negociuese dhe analitike
- Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze
- Të ketë patent shofer – Kategoria B
- Të ketë aftësi të përdorimit të “Microsoft Office
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes universitare
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale
- Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme)
Aplikimi bëhet përmes e-mailit - postës elektronike, në: [email protected]
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më 06.01.2025, në orën 16:00.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu