business

Ftesë për Shprehje të Interesimit - Konsulencë Individuale: "Ekspert/e për trajnim psiko-social të stafit të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë"

  • star Publikuar: 05-06-2024
  • star Skadon: 21-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 889

Ftesë për Shprehje të Interesimit - Konsulencë Individuale

Nr.CDF/IC-Sida/033/2024

Data: 5 Qershor 2024

Ekspert/e për trajnim psiko-social të stafit të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Sfondi:

Si një ndër nismat e para në Kosovën e pas-konfliktit, CDF u themelua për të ndihmuar komunitetet në rindërtimin e jetëve dhe përmirësimin e shërbimeve të bazuara në komunitet në mënyrë pjesëmarrëse përmes proceseve të përfshirjes. Gjatë dekadës së fundit, CDF ka pozicionuar veten si një ndër organizatat kyqe zhvillimore që ka për qëllim të përmirësoj integrimin e komuniteteve dhe koordinimin mes institucioneve lokale dhe qendrore.

Ambasada e Suedisë, përfaqësuar nga Sida, mbështet projektin e CDF-së "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024. Objektivi kryesor i projektit është të mbështes aktivistët lokal të të drejtave të njeriut për të zhvilluar një bashkëpunim tematik dhe të qëndrueshëm me OJQ lokale dhe qytetarë nga sfondet e ndryshme, pavarësisht nga gjinia, aftësia, mosha, etnia, klasa, vendbanimi, ose sfondi shoqëror-ekonomik. Qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" është të përmirësoj dhe të fuqizoj organizatat e shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në kuadër të zbatimit të projektit Human Rightivism, CDF fton individët e kualifikuar të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për të ofruar shërbimin e mëposhtëm:

Ekspert/e për trajnim psiko-social të stafit të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Termat e referencës

Institucioni i Avokatit të Popullit luan një rol kyç në organizimin e trajtimit të drejtë dhe në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme dhe të ndjeshme të shoqërisë në Kosovë. Anëtarët e stafit janë të ndërlidhur me individë që përjetojnë një spektër të gjerë emocionesh dhe situatash, shpesh duke përfshirë konflikte ose stres. Duke i pajisur ata me aftësi psiko-sociale do të ndihmojë në përmirësimin e aftësisë së tyre për të ofruar mbështetje efektive dhe për të ruajtur mirëqenien e tyre. Kjo do të bëjë të mundur që ata të trajtojnë situatat e ndryshme me një qasje të kujdesshme dhe empatike ndaj përfituesve të shërbimeve, duke siguruar një mjedis të shëndetshëm pune dhe duke promovuar një kulturë të respektit dhe të barazisë përmbrenda institucionit.

Trajnimi do të realizohet për nevoja dhe sipas kërkesës së Institucionit të Avokatit të Popullit. Gjatë tërë angazhimit, bashkëpunimi i ngushtë me institucionin dhe me CDF-në, ekipin e projektit të Human Rightivism, është obligativ.

Objektivat e këtij angazhimi

Objektivi kryesor i angazhimit të ekspertit është të sigurojë që stafi i Institucionit të Avokatit të Popullit të jetë i pajisur me aftësi, teknika dhe njohuri të avancuara për të ofruar mbështetje psiko-sociale me cilësi të lartë tek përfituesit dhe palët e IAP-së. Për të arritur këtë objektiv, duhet përgaditur dhe organizuar trajnim, i cili do të përqëndrohet në zhvillimin e një përmbajtje të thellë dhe të kuptueshme për zhvillimin e komunikimit dhe qasjes interaktive duke ju përshtatur nevojave dhe mjedisit.. Gjithashtu, trajnimi do të adresojë strategjitë efektive të komunikimit për të ndihmuar stafin të kuptojë më mirë dhe të ndërveprojnë më efektivisht me palët dhe me grupet e synuara gjatë formave të ndryshme të promovimit të drejtave të njeriut. Një fokus i veçantë do të jepet gjithashtu tek teknikat e vetë-kujdesit për stafin, duke ofruar mënyra, mjete dhe burime për menaxhimin e stresit dhe për rritjen e rezistencës ndaj stresit në ambientin e punës. Trajnimi gjithashtu do të përfshijë temat e tjera të rëndësishme përkatëse për kontekstin e punës së institucionit, duke siguruar një përgatitje të plotë dhe të kompletuar për stafin për t’u përballur me nevojat e përfituesve.

Ky trajnim do t'i pajisë ata me njohuri dhe aftësi për të:

  • Kuptuar dinamikën psiko-sociale të zgjidhjes së konflikteve dhe ankesave.
  • Përdorur teknika të dëgjimit aktiv për të krijuar raport dhe besim me ankuesit dhe grupet e tjera gjatë ushtrimit të mandatit.
  • Menaxhuar në mënyrë efektive bisedat/intervistat dhe çështjet më të ndjeshme.
  • Identifikuar dhe trajtuar shenjat e stresit dhe të mbrojtjes së vetvetes (Stress Burnout).
  • Praktikuar strategji të vetë-kujdesit për të ruajtur mirëqenien e tyre.

Fushëveprimi i angazhimit

Eksperti do të jetë përgjegjës për sa vijon:

  • Vlerësimi i nevojave - Kryen një vlerësim të nevojave për të identifikuar njohuritë dhe aftësitë specifike të kërkuara nga stafi i IAP-së. Kjo mund të përfshijë konsultime me personelin dhe një rishikim të materialeve ekzistuese të trajnimit.
  • Zhvillimi i kurrikulës – Zhvillimi i një kurrikule trajnimi që adreson nevojat e identifikuara. Kurrikula duhet të jetë interaktive, angazhuese dhe e përshtatur për rolin specifik të stafit të institucionit.
  • Ofrimi i trajnimit - Ofrimi i programit të trajnimit psiko-social për stafin e IAP-së. Trajnimi duhet të jetë mirë i planifikuar dhe i arritshëm (me rezultate dhe vlerësim të arritshmërisë).
  • Vlerësimi - Zhvillimi dhe zbatimi i një plani për të vlerësuar efektivitetin e programit të trajnimit. Kjo mund të përfshijë sondazhe para dhe pas trajnimit si dhe sesione të mbledhjes së përshtypjeve.
  • Materialet e trajnimit - Siguroj të gjitha materialet e nevojshme për trajnim, duke përfshirë fletushkat, prezantimet dhe të tjera.
  • Vizitë në institucion - Pas trajnimit të parë, për të regjistruar përmiresimet në aplikimin e praktikave të vet-kujdesit.

Eksperti do të dorëzoj si në vijim:

  • Një raport mbi gjetjet e vlerësimit të nevojave.
  • Një kurrikulë e detajuar trajnimi.
  • Materiale trajnimi për pjesëmarrësit.
  • Një raport vlerësimi mbi efektivitetin e programit të trajnimit.

Detyrat e dorëzueshme (deliverables)

Afatet kohore

(caktohen me rastin e nënshkrimit të kontratës)

Numri i ditëve

  1. Raport mbi gjetjet e vlerësimit të nevojave: pas nënshkrimit të kontratës dhe takimit orientues me Avokatin e Popullit, dorëzohet raporti që përmbanë përshkrimin e të gjeturave dhe rekomandimet, metodologjinëe propozuar të punës, planin e punës dhe mjetet që do të përdoren e të cilat janë të pranueshme për porositësin.

10

  1. Dorëzimi i një kurrikule të detajuar trajnimi me inpute nga IAP, i pranueshëm për porositësin; Dëshmi mbi mbajtjen e trajnimit, materialeve dhe pjesëmarrjes.

20

  1. Dorëzimi i draft raportit përfundimtar i cili përfshin vlerësimin mbi efektivitetin e programit të trajnimit tek IAP dhe përmiresimet në aplikimin e praktikave të vet-kujdesit, i strukturuar mirë dhe i bazuar në dëshmi, dhe i pranueshëm për porositësin.

5

Gjithësejt 35

Kualifikimet dhe Përvoja: Eksperti/ja duhet të posedojë kualifikimet dhe përvojën siç vijon:

  1. Diplomë të nivelit të avancuar në, komunikim, psikologji, , ose një fushë të ngjashme.
  2. Përvojë së paku 10 vjeçare në ofrimin e konsulencës dhe trajnimeve që përshtatet me objektivat e këtij angazhimi ose të ngjashme, me dëshmi pëkatëse.
  3. Njohuri të metodave të trajnimit cilësor.
  4. Njohuri të dëshmueshme të shkëlqyera analitike, kërkimore, hartimin e raporteve, ofrimin e trajnimeve dhe në kryerjen e vlerësimeve si dhe analizën e çështjeve në fjalë (Psiko-sociale).
  5. Përvojë të mëparshme të dëshmueshme në këtë fushë në Kosovë.

Kriteret e Vlerësimit: Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Kuptimi i objektivave dhe kërkesave.
  • Metodologjia dhe qasja e propozuar.
  • Përvoja përkatëse.
  • Kualifikimet dhe ekspertiza.
  • Konsideratat e kostos dhe të buxhetit.
  • Vlerësimi i bazuar në 80 % për aspektin teknik të propozimit dhe 20 % do t'i jepet aspektit financiar të propozimit.

Kriteret e vleresimit

Points

Kualifikimi dhe ekspertiza

30

Metodologjia dhe qasja e propozuar për trajnimin

25

Pervoja përkatëse

25

Aspekti financiar i propozimit

20

Total poenat 100

Afatet kohore: Pritet që detyrat të përfundohen brenda 4 muajve (Korrik-Shtator), pra 35 ditë punë, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.

Raportimi dhe Koordinimi: Eksperti/ja do të punojë ngushtë dhe do t'i raportojë drejtpërdrejtë Institucioni të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe CDF-së, ekipit të projektit “Humanrightivism”.

Prona intelektuale: Të gjitha materialet dhe prona intelektuale të prodhuara për trajnimin do të jenë në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Konfidencialiteti: Eksperti/ja do të ruajë konfidencialitet në lidhje me të gjitha të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë angazhimit.

Aplikimi: Ekspertët/et e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të përditësuar, propozim buxhetin, një propozim të detajuar që përshkruan qasjen/metodologjinë si dhe dëshmi përkatëse të punës së mëparshme në këtë fushë në email: [email protected] më së largu deri me 21 qershor, 2024, deri në ora 14:00.