FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuarpër përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë,pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për:
Furnizim me:
- Material shpenzues për Zyre
Të interesuarit mund të marin listën e specifikimit cdo ditë pune në email adresën: [email protected] deri me datën: 26.07.2023
Dokumentet e nevojshme:
- Çertifikata e regjistrimit të Biznesit/ NUI,
- Çmimet duhen të kuotohennë euro pa TVSH
Kompania duhet t’i ketë të gjitha pajisjetdhe logjistikën për ofrimin e artikujve deri në lokacionin tonë
Vlefshmëria e ofertës duhettë jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë dëshmise personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale dhe Vertetimin Tatimor
Kriteret e përzgjedhjes së ofertës:
- Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
- Pasplotësimit të specifikacionit; çmimi më i lirë
Ofertat duhen të jenë (1 në origjinale + 1 kopje)në pliko të mbyllur, të specifikuara për: “Material shpenzues për Zyre” dhe të dorëzohen në SOS-Fshatrat e Fëmijëve Rr. 1 Tetori p.n. Velani cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri me: 27.07.2023.