business

KUJDES INFERMIEROR NDAJ TË MOSHUARVE NË GJERMANI

  • star Publikuar: 09-04-2024
  • star Skadon: 09-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Kujdesi Shendetësor, Infermieri
Numri i pozitave 20
Vendi i punës Te gjitha qytetet
Shikime 1684

KUJDES INFERMIEROR NDAJ TË MOSHUARVE NË GJERMANI

Kandidatët duhet të zotërojnë nivelin B2 të gjuhës gjermane, por mund të aplikojnë edhe nëse synojnë të përvetësojnë gjuhën gjermane. Na kontaktoni, nëse shprehni interesimin për kurs intensiv.

Kandidatët e përzgjedhur do të punojnë 6 deri 8 muaj si ndihmës infermier dhe pranojnë shkollim plotësues në Gjermani në fushën e kulturës, komunikimit dhe gjuhës profesionale për infermierë, kurs integrimi rreth jetës dhe punës në Gjermani dhe do të integrohen në vendin e punës. Pas kësaj periudhe ju përkrahim bashkë me punëdhënësin të paraqisni provimin për kualifikim profesional dhe ju ndryshon kontrata dhe kushtet e saj si infermierë i kualifikuar.

Me të arritur në Gjermani do të përkujdesemi për ju për tu pajisur me numër fiskal, për aplikim të lejes së qëndrimit, për kërkim të banesës, hapjen e xhirollogarisë etj.

Dokumentacioni i nevojshëm në origjinal:

- Diploma e fakultetit apo e shkollimit profesional

- Certifikata e notave apo dëftesat e shkollimit profesional

- Planprogrami me fond të orëve teorike e praktike

- Diploma B2

- Certifikata e lindjes

- Dëshmi mbi përvojën profesionale

- Libreza e vaksinimit

- Kopje e noteriuzuar e pasaportës

- Vërtetim që nuk jeni nën hetime apo i/e dënuar,

Na dergoni kerkesen tuaj ne e-mail: [email protected]