business

Mirëmbajtës/e në Zyrat e FKEE

  • star Publikuar: 29-12-2023
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Mirëmbajtje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2660

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 20 dhe 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimindhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim- ndryshimet e rregullores bazë), me qëllim të emërimit të Mirëmbajtjes së Zyrave të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë, shpall:

K O N K U R S

Titulli i pozitës: Mirëmbajtës/e në Zyrat e FKEE Numri i referencës: 13/2023/FKEE Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të caktuar kohore (3 vite), me mundësi të vazhdimit.

Kohëzgjatja e konkursit: 30.12.2023 – 15.01.2024

Përmbledhje e përgjithshme:

Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë (FKEE) është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar sipas Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimeve financiare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Specifikimi i Detyrave për Pozitën e Mirëmbajtës/e në FKEE

Mirëmbajtësi/ja e Zyrave është një pjesë e rëndësishme e ekipit të institucionit dhe është e përgjegjëse/ës për ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe higjienik në ambientet e e brendhsme të nstitucionit tonë. Roli i mirëmbjatëses/it është thelbësor për ruajtjen e një ambientitë pastër dhe të sigurtpër të gjithë punonjësit dhe palët në institucionin tonë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Pastrimi i Ambientit:

  • Pastrimi i dhomave,korridoreve, zyrave dhe ambienteve të tjera sipasudhëzimeve të dhëna.
  • Mbarëvajtja e detyrave të pastrimit në kohë dhe në përputhjeme standardet e caktuara të pastërtisë.

Përdorimi i Materialeve dhe Pajisjeve për Pastrim:

  • Përdorimi i pajisjevetë duhura për pastrim si aspiratorë, shpëlarëse, produkte pastrimi, etj.
  • Mbajtja dhe mirëmbajtja e këtyre pajisjeve në gjendje të mirë funksionimi.

Menaxhimi i Mbeturinave:

  • Mbledhja dhe hedhja e mbeturinave në mënyrë të përshtatshme dhe në përputhjeme udhëzimet e sigurisë së mjedisit.

Respektimi i Standardeve të Higjienës:

  • Përshtatja dhe respektimi i protokolleve të higjienës për të siguruarnjë ambient të sigurt dhe të pastërpër personelin dhe vizitorët.

Përdorimi i Mjeteve të Mbështetjes:

  • Përdorimi i mjeteve të mbështetjes së siguruara për t'u siguruar që detyrat e pastrimittë kryhen në mënyrë efikase.

Kualifikimi, përvojae punës dhe aftësitë:

  • Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës apo tëketë ndonjë shtetësitjetër;
  • Të ketë të kryer shkollimin e mesëm;
  • Së paku 1 vit përvojë pune si mirëmbajtës/e në institucione ose ambienteve të ngjashme.
  • Aftësi për të kryer detyrat e mirëmbajtjhes dhe pastrimit me përgjegjshmëri dhe në përputhje me udhëzimet e dhëna.
  • Njohuri të bazuara në përdorimin e pajisjeve të pastrimit dhe produkteve të nevojshme për të garantuarpastërtinë dhe higjienën e duhur.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHURME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësitë barabarta të punësimit për të gjithështetasit e Kosovësdhe mirëpret aplikacionet nga të gjithakomunitetet në Kosovë.Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofronkonkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid(që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV e detajuare aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore (diplomat e shkollës së mesme)
  • Dëshmi e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhetnëpërmjet: kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit);
  • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuarme vendim formëssë prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);

Dorëzimi i aplikacioneve: Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbishtose anglisht. Dokumentacioni dorëzohet në mënyrëelektronike (i skenuar)në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected] . Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pakompletuar rezultonme diskualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dërguar pas datëssë fundit të konkurrimit (15 Janar 2024)nuk do të pranohet.