business

Infermier - Bachelor

  • star Publikuar: 01-07-2025
  • star Skadon: 14-07-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore, Infermieri
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Policinë e Kosovës, Nr. 04/L-076, Rregulloren (MPB) Nr.02/2023 për Organizimin dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës neni 26, si dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 19/06/2025 me nr ref: DBN 10/1-01/073/2025, Policia e Kosovës shpall:

K O N K U R S

Datë: 30.06.2025

Referenca: 10/1-01/SRS/0388/2025

Për plotësimin e vendit të punës

1. Titullii vendit të punës: Infermier - Bachelor një (1) vend i lirë pune

Vendi i punës: Sektori i Mjekësisë dhe Promovimit të Shëndetit /Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore/ Divizioni i Personelit dhe Administratës / Departamenti i Burimeve Njerëzore

Klasa: H15

Koeficienti: 5.6

Për vitin2025 zbatohet ligji për ndarjen buxhetore nr. 08/L-332 neni 33 paragrafi 1 dhe 2.

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pa caktuar

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkrahja mjekësorenë situata emergjente gjatë planeve operative të PK-së dhe shërben si ndërlidhës midis pjesëtarëve të PK-së, shërbimeve shëndetësore të PK-së dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike;
  • Përgjegjës për përcjelljen e informatave mbi pushimet mjekësore zyrtarit mjekësor dhe përgjegjës teknik për implementimin e programeve për promovimin e shëndetit;
  • Përgjegjës për monitorim dhe koordinimin e rasteve si është udhëzuar nga zyrtarë mjekësorë dhe aprovon/ refuzon, kërkesat e pushimit të rregullt mjekësorë;
  • Përgjegjës për pranimin e dokumentacionit mjekësorë të pranuar dhe përcjelljen e informatave pjesëtarëve të PK-së, lidhur me dokumentacionin mjekësorë të pranuar (informimet, refuzimet);
  • Viziton të sëmurit apo të lënduarit në detyrë, raporton me shkrim tek Shefii Sektorit rreth gjendjes shëndetësore të tyre;
  • Do t'i përgjigjet thirrjes në planet operative të Njësisë Speciale (në testimet fizike dhe ne rastet e gjuajtjes-trajnimit në poligon, operacione të neutralizimit të materieve eksplozive;
  • Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:

  • Të posedojdiplomën e fakultetit Infermier të përgjithshëm-Bachelor;
  • Licenca e punës, lëmi përkatëse-valide;
  • Aftësi profesionale të punojë në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi të punojë në situatë emergjente;
  • Aftësi të punojë në ekip të shumëllojshëm;
  • Shkathtësi të mira ndër personale;
  • Të ketë shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  • Patent shofer valid dhe aftësi të ngas veturën;
  • Njohuri të programeve të MicrosoftOffice, Word, Excel,PowerPoint, Outlook etj;

Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojënjërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një veprepenale me dashje;
  • Të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës,
  • Te ketë integritet personal dhe vlera te larta etike,
  • Të kalojnëme sukses procedurat e pranimit.

Forma e aplikimit:

Aplikimi mund tëbëhet në dy mënyra:

  1. Aplikimi online ose
  2. Aplikimi në formë fizike.
  3. Aplikimi online bëhet përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com/ Shpallje/ Mundësi punësimi.

Nëaplikimin online duhetbashkangjitur dokumentet e kërkuara si:

  1. Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës e nostrifikuar;
  2. Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
  3. Kopja e patent shoferit;
  4. Kopja Licenca e punës,lëmi përkatëse-valide;
  5. Certifikata e Gjendjes Penale (jo me i vjetër se 6 muaj);
  6. Një fotografi të formatit (5 x 5);
  7. Aplikimi në formë fizike- Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit.

Në aplikimin në formë fizike duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuarasi:

  1. Formulari për aplikimse bashku me Deklarata (lidhurme pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com;
  2. Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsapër kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës e nostrifikuar;
  3. Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
  4. Kopja e patent shoferit;
  5. Kopja Licenca e punës,lëmi përkatëse-valide;
  6. Çertifikata /ekstraktin e lindjes (jo me i vjetërse 6 muaj);
  7. Çertifikata e gjendjes penale (jo me i vjetër se 6 muaj);
  8. Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  9. Një fotografi të formatit (5 x 5);

Formularët duhet t’i dorëzohen në Sektorin për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP, Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori për Rekrutim dhe Seleksionim, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme kandidati menjëherë do të diskualifikohet.

Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës. Këto pozita i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen.

Informimi i kandidatëve lidhur me çdo faze te testimitdo të behet përmes publikimit të listave në ueb - faqen e Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com, te rubrika mundësi e punësimit.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 30.06.2025 deri me 14.07.2025.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.: 038- 5080 lokali: 1002 /038-504504 lokali:1751dhe 038 245 184 si dhe në adresën elektronike rekrutimi@kosovopolice.com.

“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhefemërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe personat me aftësi te kufizuar”.