business

Category Specialist

  • star Publikuar: 16-04-2025
  • star Skadon: 23-04-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 126

KONKURS PUNE: Category Specialist

Wurth-Kosova Shpk, një kompani lider në furnizimin me produkte dhe shërbime për sektorë të ndryshëm si auto/cargo, metal, ndërtim, dhe industri të tjera, shpall konkurs për pozitën Category Specialist.

Përgjegjësitë e Pozitës:

  • Menaxhimi i kategorisë së produkteve: Përgjegjës për zhvillimin dhe rritjen e asortimentit të produkteve në kategori të caktuara, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat e tregut dhe nevojat e klientëve.
  • Analiza e tregut dhe performancës së produkteve: Analizimi i të dhënave mbi performancën e produkteve, përcaktimi i mundësive të reja të shitjeve dhe identifikimi i trendeve të reja në industri.
  • Menaxhimi i inventarit dhe përcaktimi i çmimeve: Përcaktimi dhe mbikëqyrja e politikës së çmimeve, menaxhimi i niveleve të inventarit dhe koordinimi i strategjive të furnizimit.
  • Zhvillimi i strategjive të marketingut: Krijimi i fushatave promovuese dhe mbështetje për shitjet në kategoritë përkatëse.
  • Bashkëpunimi ndërdepartamental: Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar implementimin e suksesshëm të strategjive të kategorisë.

Kërkesat për Kandidatët:

  • Edukimi: Diplomë universitare në fushat e menaxhimit të biznesit, marketingut, ekonomisë, inxhinieri ose një fushë të ngjashme.
  • Përvoja: e preferueshme të ketë përvojë në menaxhimin e kategorive të produkteve ose në pozita të ngjashme.
  • Aftësi të tjera:
    • Aftësi analitike dhe njohuri të tregut dhe industrisë.
    • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhimi i kohës.
    • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë iniciativa.
    • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze, si në shkrim, ashtu edhe në të folur.
    • Njohuri të pakos Microsoft Office (veçanarisht Excel)
    • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar më shumë projekte njëkohësisht.
    • Aftësi për komunikim dhe negociata.

Ofrojmë:

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe mundësi avancimi në një kompani me reputacion ndërkombëtar.
  • Ambient pune dinamik dhe sfidues me mundësi për rritje të vazhdueshme.
  • Të ardhura konkurruese dhe përfitime shtesë.
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim të karrierës.
  • Sigurim shëndetësor
  • Orari i punës: e hëne-e premte
  • Orar pune: 8:00-16:00
  • Shujtë ushqimore

Si të aplikoni: Dërgoni CV-në tuaj në email-in [email protected] . Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i aplikimit: 23 prill 2025