business

Menaxher/e i/e Projektit HumanRightivism

  • star Publikuar: 16-09-2022
  • star Skadon: 23-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Organizatë Jo-Fitimprurëse
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2214

KONKURS

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpall vend të lirë të punës për Menaxher te projektit “HumanRightivism” i cili financohet nga Ambasada Suedeze përmes Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe realizohet nga Community Development Fund:

- Menaxher/e i/e Projektit HumanRightivism 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore të Menaxherit të Zhvillimit të Programit

  • Koordinon menaxhimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara të projektit;
  • Përgatitë termat e referencës dhe identifikon konsulentët vendor dhe ndërkombëtar të nevojshëm për të qenë pjesë të projektit;
  • Mbikëqyrë punën e konsulentëve dhe ofron mbështetje për konsulentët që angazhohen në zbatimin e projektit;
  • Siguron që projekti të arrijë objektivat e tij siç është parashikuar;
  • Përgatitë planin e punës si dhe raportet mujore, tremujore dhe vjetore duke siguruar raportim në kohë te donatori;
  • Të ketë aftësi të mira në shkrim të projekteve;
  • Komunikim me media, donatorët dhe palët me interes;
  • Të mbështes stafin në kryerjen e detyrave të tjera;
  • Të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara anëtare të FKAK-së;
  • Përkushtim për të avancuar më tej të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë;
  • Aftësi të punoj dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavaruar.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë universitare;
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në menaxhim të projekteve; 
  • Përvojë e mëhershme e punës në shoqëri civile;
  • Aftësi të forta organizatve dhe vetëmotivuese;
  • Preferohet eksperiencë e punës në fushën e aftësisë së kufizuar;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; 
  • Të ketë qasje dhe komunikim pozitiv me organizatat anëtare, institucionet publike dhe partner të tjerë;
  • Aftësi të larta bashkëpunese dhe të punës ekipore;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access si dhe Internetit); 
  • Aftësi të lartë gjatë raportimit me shkrim;
  • Obligohet njohuri e shkëlqyer në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze.

Lokaconi 

  • Prishtinë 

Si të aplikoni

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar, dhe;  
  • Letër motivimi; 
  • Së paku dy referenca profesionale;
  • Në subject ju lutem shkruani emrin e pozitës që aplikoni; 
  • Dokumentacionet e kompletuara duhet të dërgohen në email adresen: [email protected]

Afati i fundit për aplikim

  • Jo më larg se me datë 23/09/2022;
  • Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh; 
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen në fazat e rekrutimit.