business

Menaxher/e i/e Projektit

  • star Publikuar: 17-05-2023
  • star Skadon: 29-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IADK
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 12476

KONKURS

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie

IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale për angazhim në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, i financuar nga CFD, ku objektivi i përgjithshëm i projektit do të fokusohet në çështjet si vijon:

  • Ngritjen e kapaciteteve profesionale e grave/burrave dhe të rinjve
  • Fuqizimin e grave/burrave dhe të rinjve drejt gjenerimit të të ardhurave
  • Integrimin e grave/burrave dhe të rinjve në aktivitete socio-ekonomike përmes krijimit të lidhjeve me akter përkatës nga sektori publik dhe privat

IADK do të angazhojë një “Menaxher/e të Projektit” për projektin që është duke zbatuar.

  1. Titulli i vendit të punës: “Menaxher/e i/e Projektit”

Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri

Kohëzgjatja: 31.12.2023 me mundesi vazhdimi

Orari i punës: Jo i plote

Data tentative e fillimit të punës: 10.06.2023

Përshkrimi i punës:

Menaxheri/ja i/e Projektit në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur (por jo vetëm) në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të menaxhojë dhe koordinojë të gjithë mbarëvajtjen e projektit
  • Të menaxhojë dhe koordinojë punët e punonjëseve të projektit
  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit
  • Të menaxhojë punët dhe komunikimin me donatorët, partnerët, bashkë-aplikuesit dhe komunat ku shtrihet projekti
  • Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikojë me media dhe palët në interes
  • Në mënyrë aktive të marrë pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit
  • Të përgatis dhe finalizojë të gjitha raportet e IADK-së, në baza të rregullta
  • Të përgatis materialet për publikim, fletëpalosje/broshura
  • Të përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit
  • Të koordinojë dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta me palët në interes & zyrën IADK-së
  • Të identifikojë dhe propozojë aktivitete të reja për projekte
  • Të identifikojë ekspertët potencial të cilët do të angazhohen në projekt
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura në kuadër të projektit

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë universitare Ekonomisë, Bujqësi, ose te ngjashme
  • Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin dhe/ose ne menaxhimin e projekteve (e preferuar me projekte me donator)
  • Përvojë në komunikim me media dhe publikun
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion
  • Përvojë në raportim, monitorim dhe vlerësim
  • Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe aktivitetet në kuadër të projektit
  • I/e gatshme të vlerësojë dhe ndërmarrë iniciativa lidhur me situatat komplekse të projektit
  • Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e projektit
  • Fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve
  • Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave dhe dokumenteve të ndryshme
  • Aftësi të mira organizative dhe vetë-motivuese
  • Aftësi për punë në ambient multietnik
  • Aftësi për punë me qetësi nën presion të kohës
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office
  • Të flasë dhe të shkruajë mirë gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Serbisht (e preferuar)
  • Të posedojë patentë shofer dhe te këtë përvojë

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Një letër motivuese;
  • Kopjet e diplomave universitare;
  • Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme, dhe
  • Referencat

Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:

  • Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
  • Çertifikatën e gjendjes shëndetësore

Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit [email protected], më së largu deri më 29.05.2023, ora 16:00

Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +385 49 777 059

IADK inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumice të aplikojnë!

Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk mund të konsiderohen për listën e ngushtë!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen për intervistë.