business

Punonjës i shitjes dhe logjistikës

  • star Publikuar: 10-06-2024
  • star Skadon: 30-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Beta Tech
Kategoritë Shitje, Logjistike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1735

Punonjës i shitjes dhe logjistikës

BetaTech është një kompani dinamike dhe në rritje në fushën IT-së e përkushtuar në ofrimin shërbimeve më të larta cilësore për klientët tanë. Me një theks të veqantë në kënaqësinë e klientit, inovacionin dhe integritetin, po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Punonjës të shitjes dhe logjistikës i motivuar për të kontribuar në suksesin tonë. Si Punonjës I shitjes dhe logjistikës, do të luani një rol kryesor në nxitjen e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë .Ju do të keni përgjegjësi për promovimin dhe shitjen e produkteve tona, përmbushjen e synimeve të shitjes dhe sigurimin e kënaqësisë së klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve te BetaTech per klientet tanë,
  • Asiston menaxherin e shitjes ne pergatitjen e mallit sipas nevojave te klientit,
  • Të mësoj shpejtë veqoritë e produkteve dallimet mes tyre,
  • Menaxhimi I marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera,
  • Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre,
  • Bën përgatitjen e porosisë sipas kërkesës se klientit,
  • Te bej shpërndarjen e mallit ne terren,
  • Të dij procedurat për pranim dorëzimin e mallit në hapsirat e kompanisë dhe terren.
  • Kryen vizita në terren dhe takime me klientët aktuale dhe potencialë si dhe dërgimin e porosive te klientët,
  • Këshillon klientët rreth produkteve ose shërbimeve, dhe ofron zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre,
  • Ndërton dhe mban marrëdhënie të forta dhe të gjata me klientët përmes komunikimit të rregullt dhe ndjekjeve,
  • Kujdeset për sistemimin depoimin e mallit ne hapësirat ruajtëse te kompanisë,
  • Dhe pune te tjera te kerkuara sipas nevojave.

Kualifikimet :

  1. Përvojë mbi 2 vjet në sektorin e shitjeve dhe te logjistikes.
  2. Përvojë pune në fushën e shitjeve në sektorin e teknologjise informative (E preferueshme)
  3. Aftësi menaxheriale dhe vendimarrëse.
  4. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  5. Pajisur me patent shofer të kategorisë B.
  6. Njohja bazike e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail.
  7. Puna ne presion.

Bashkohuni me ekipin tonë të talentuar dhe bëni një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si përdoruesit tanë angazhohen me produktet tona! Ne ofrojmë një mjedis pune bashkëpunues të fokusuar në rritje dhe inovacion.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes butonit 'Apliko Këtu' ose duhet të dërgojnë CV-n në e-mail adresën: [email protected], duke shkruar ne subject “Punonjës i shitjes dhe logjistikës”

Afati i aplikimit është deri me datën: 30.06.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe me kualifikime të nevojshme do të ftohen në intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu