Për nevojat e pikës në adresen Rr. Marigona Residence - Preoc, kompania “M.E. Display”, shpall konkurs për poziten si në vijim:
POZITA: Shitës/e
Përgjegjësite:
- Ofrimi i shërbimit cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
- Përgadit faturat e shitjes se mallit;
- Ndjek procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit
- Bën prezanitimin e produkteve tek klientët
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Bën kontrollimin, raportortimin dhe mbylljen porosive të hapura;
- Të përpiloj raporte mbi punen e kryer me kërkesë të mbikqyrësit;
Kryen operacionet e arkës
- Bën realizimi i porosive drejt blerësve sipas planit të shitjes.
- Kujdeset për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe renditjen e produkteve sipas rregullorës së kompanisë
- Komunikimi direkt me blerës në baza të rregullta.
- Përcjellje e procesit të dorëzimit të porosive tek blerësit
- Ruajtja e kontakteve me blerës ekzistues dhe potencial
- Të përfaqëson kompaninë në mënyrë profesionale dhe pozitive;
- Zbaton detyra te tjera te percaktuara nga mbikqyrësi që ndërlidhen me punën.
Aftësit dhe Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar shkollimin e lartë;
- Të ketë përvoje pune në sektorin e shitjes:
- Komunikativ/e dhe i besueshëm/e
- Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe e pakos Office;
- Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës
- Shkathtësi negociuese dhe njohje e kodit të mirësjelljes në afarizëm
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Pavarësi në punë dhe vetiniciativë
- Sens për statistikë dhe analizë të shitjes
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-in e tyre përmes email adresës elektronike [email protected] . Në fushën e subjektit të specifikohet pozita për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e metëjshme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Apliko shpejtë përmes sistemit!