business

Specialist i Mbledhjes së Borxheve

  • star Publikuar: 25-04-2023
  • star Skadon: 02-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 33454

Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Ne ofrojmë financimpër blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit.

Operacionet aktuale përfshijnë Kosovën, me synim zgjerimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Meqëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun e financimit të makinave, VirtusLending LLC po kërkon kandidatëtë kualifikuar për pozitën e “Specialist i Mbledhjes së Borxheve”.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Menaxhon kreditë aktive në vonesë( kreditëe klasifikuara);
  • Menaxhon kreditë në humbje dhe jashtë bilancore të cilat ia cakton Menaxheri;
  • Sigurohet që t’i arrijëobjektivat personale dhe të departamentit lidhur me realizimin e planit të biznesit për menaxhimin e kredive në vonesë;
  • Viziton klientëtnë vonesë;
  • Ndërmerr veprimet e duhurapër të parandaluar përkeqësimin e kredive aktive;
  • Propozon, rekomandon dhe monitoron riprogramimin e kredive me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të tyre, dhe arrijtes së një zgjidhjetë qëndrueshme;
  • Propozon dërgimine lëndëve në proceduren përmbarimore;
  • Monitoron dhe raporton lidhurme pagesat e realizuara nga marrëveshjet e lidhura më herët, si dhe evidenton në kohë klientët të cilët nuk rrespektojnë marrëveshjet;
  • Përgatitë raportemujore lidhur me pagesat e arritura për të gjitha llojet e kredive , si dhe raporte tjera të nevojshme;
  • Ndërmerr iniciativa të ndryshme për menaxhimin sa më efikastë kredive në vonesë, si dhe për arritjen e objektivave dhe planit të biznesit;
  • Punë shtesësipas nevojës të deleguara nga menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara :

  • Përvojë pune në fushën e mbledhjes së borxheve (preferohen aplikant me përvojënë sektorin mikro-financiar apo bankar);
  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë ose fushëveprimeve të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrëefektive;
  • Shkathtësi të mira kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit me klientë;
  • Njohuri të arsyeshme të gjuhës angleze(e preferuar);

Çfarë ofron VIRTUS LENDING:

  • Pagë konkuruese + bonuse atraktive;
  • Ambient profesional i punës ku do të keni mundësitë përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
  • Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.

SI MUND TË APLIKONI:

Dërgoni CV-in në adresën e e-mailit: [email protected] jo më vonë se 2 Maj 2023.

Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh. “Specialist i Mbledhjes së Borxheve”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.