Të dhëna për kompaninë
- Kompania: Max Optika,
- Vendndodhja: Prishtinë,
- Industria: Shitje me pakicë.
Detaje të pozicionit
- Pozicioni i punës: Konsulente Shitje 2 pozita
- Vendndodhja e punës: Prishtinë,
- Tipi i punës: Kohë e plotë,
- Eksperiencë Mesatare: (1 vit),
- Rroga mujore: Shumë e mirë.
Personi do të jetë i përgjegjshëm për të gjithë aktivitetet e shitjes, nga momenti i marrjes së kontaktit të parë me klientin deri në mbylljen e proçesit të shitjes dhe shërbimin e tij mbas realizimit të shitjes. Të punojë në rritjen e bazës së klientëve të kompanisë. Të bashkëpunojë me stafin e shitjes dhe departamenteve të tjera për t'i shërbyer sa më mirë konsumatorit.
Detyrat:
- Përgjegjëse për t'i shërbyer dhe konsultuar klientët gjatë proçesit të shitjeve;
- Të tregojë aftësi teknike shitëse si dhe të jetë në gjendje të mësojë produktet e kompanisë në mënyrë që të konsultojë në mënyrë efektive klientin;
- Të komunikojë me manaxherin e dyqanit për realizimin e një plani mujor bazuar mbi objektivat e vendosura nga Manaxheri i Dyqanit;
- Të jetë pjesë aktive e zbatimit të planit marketing të kompanisë në pikën e saj të shitjes;
- Të regjistrojë të dhëna të sakta në lidhje me kërkesa/porosi të ndryshme që mund të parashtrohen nga klientët e kompanisë;
- Të kuptojë dhe zbatojë të gjitha politikat, proçedurat dhe kodin e etikës së kompanisë.
Kualifikimet / Kërkesat:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
- Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në marrëdhënie me njerëzit, motivimi dhe komunikimi;
- Të zotërojë një diplomë universitare.
Shënime:
Vendi i lirë i punës ështe për dyqanet e Max Optika Prishtinë.
Personat e interesuar të dergojnë CV e tyre në: [email protected]