
TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR FURNIZIM ME MATERIAL NDËRTIMOR
Ftesë për kuotime: Kompanitë që merren me furnizim për material ndërtimor. | Prishtinë,2025 |
Informacioni përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voiceof Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj
- Kontesti i ndërhyrjes:
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale eshte “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtatmundësi dhe sherbimesi të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të dinjitetshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar te ardhura per familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjestarëve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësimdhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjes:
Programi i banimit i cili është duke u implementuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve ne bashkëpunim me Komuna, ka për synim të punojë në riorganizimin e lagjeve duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtime të ulta, të mesme dhe të larta.
Në këto objekte do të mund të sistemohen familjet aktuale dhe do të sigurohen hapësirat e gjelbërta, rekreative, kënde për lojëra të fëmijëve, qe të gjitha këto në harmoni me planet urbanee zhvillimore komunale dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi. Synimi i programit është që në fushën e banimit të mundohet të sjellë koncepte inovatore për strehim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e transformimit dhe promovimin në nivelin qendror dhe lokal. Nëpërmjet avokimit, programi i banimit do të mundohet të ndikojë në lehtësimin e procedurave lokale për regjsitrimin e pronave individuale dhe formalizimin e vendbanimeve joformale përfshirë planifikimin kadastral.
3. Objektivat specifike:
Ndërtimi i objektit banesor me etazhitet P+2, me sipërfaqe 250-300m2 , bazuar në projektin ideor të hartuar nga organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” në bashkëpunim të ngushtë me SKAT (Swiss Resouse Centreand Consultancies for Development). Në këtë objekt banesor, parashihen të akomodohen familjet aktuale dhe jo vetëm, dhe të sigurohen hapësira të gjelbra sipas standardeve të përcaktuara. Synimi i programit është të përpiqet të sjellë konceptin inovativ për strehim të përballueshëm në fushën e zgjidhjeve të njësive banesore/ pilotimit të ndërtesës e cila është pjesë e transformimit të vendbanimit.
4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore
Ofertuesi duhet të ofrojë cmimet për materialet e kërkuara ndërtimore sipas cmimeve aktuale të tregut duke përfshirë edhe transportin e tyre deri në punishte (Fushë Kosovë ose ne fshatin Prilluzhe /Komuna e Vushtrris).
4.1 Ofertuesi do të jetë përgjegjës:
- Operatori Ekonomik do të jetë përgjegjës për furnizim me material ndërtimor sipas paramasës së bashkangjitur (shkarkoni KËTU paramasat) për cmimet njësi të artikujve të specifikuar.
- Operatori Ekonomik duhet të posedojë mjete, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë të domosdoshme për të kryer furnizimin me material ndërtimor.
5. Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
- Një vërtetim i nënshkruar nga administrata tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik, se operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagesën e tatimeve së paku deri në tre mujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit (vetëm për OE fitues).
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit e lëshuar nga MTI, ose regjistrimin e biznesit nga vendi i themelimit të ofertuesit (në qoftë se kompania ofertuese lideri është e regjistruar jashtë Kosovës, duhet të ketë të regjistruar përfaqësinë në Kosovë);
- Çertifikata e regjistrimit të TVSH-së (për Kompanitë Kosovare);
- Çertifikata e regjistrimit të numrit fiskal (për Kompanitë Kosovare).
- Deklaratat Tatimore Vjetore të Tatimit në të Ardhura të dorëzuara në Administratën Tatimore të Kosovës, duhet dorëzuar në kopje për 3 (tri) vitet e shkuara;
- Certifikatat per te gjitha atestet per ato materiale te cilat i posedojn kompanit.
6. Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
7. Kushte të përgjithshme:
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mban të drejtën e vlersimit të dokumentacionit të dorëzuar, duke analizuar edhe ofertat financiare të të gjitha kompanive që marrin pjesë në konkurim, derisa të merret vendimi përfundimtar.
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor dhe cmimi me i ulët;
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
- Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
- Vendimi final,nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjithaprocedurat interne të organizatës.
- Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda afatave te caktuara interne pas marrjës së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës.
8. Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të dërgohet përmes zarfit të mbyllur në Organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians që gjendet në rrugën “Behije Dashi ”, Aktash, 10000, Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 14 Mars 2025 .
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë, nuk do të merret parasysh.
Emri i kompanisë | |
Nr. Fiskal | |
Adresa | |
Emri i personit përgjegjës nga kompania | |
Data e ofertimit | |
Kontakti (tel) | |
Emali | |
Nënshkrimi |