business

Kamerman (Part time) / Video Editor (3), Menaxher i Rrjeteve Sociale (3), Agjent Shitjesh / Prezantues i produkteve (5)

  • star Publikuar: 21-02-2025
  • star Skadon: 13-03-2025
Kompani INNOLAB
Kategoritë Shitje, Social Media
Numri i pozitave 11
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 170

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS : INNOLAB

Titulli i vendit të punës: Kamerman (Part time) dhe Video Editor

Vende të lira të punës : 3

Titulli i vendit të punës: Menaxher i Rrjeteve Sociale (Social Media Manager)

Vende të lira të punës : 3

Titulli i vendit të punës: Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve
Vende të lira të punës : 5
Lokacioni : Fushë Kosovë, Prishtinë
Detyrat kryesore të punës të Kamerman dhe të Video Editor :

  • Xhirimi i videove për marketing, reklama dhe evente të kompanisë.
  • Përdorimi i kamerave profesionale dhe pajisjeve ndihmëse për të siguruar cilësi të lartë të imazhit.
  • Rregullimi i ndriçimit dhe këndeve për xhirime optimale.
  • Redaktimi i videove bazë në bashkëpunim me video editorin.
  • Puna në terren dhe në ambientet e brendshme sipas nevojës së kompanisë.
  • Shtimi i efekteve speciale, grafikave dhe animacioneve sipas nevojës.
  • Përmirësimi i cilësisë së zërit dhe imazhit.

Kualifikimet dhe Kërkesat të : Kamerman dhe të Video Editor:

  • Eksperiencë e mëparshme si kameraman ose në një rol të ngjashëm.
  • Njohuri të avancuara për kamerat dhe teknikat e xhirimit.
  • Aftësi për të punuar me ndriçim dhe pajisje teknike.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe nën presion.
  • Njohuri të avancuara të softuerëve të editimit të videove.
  • Aftësi për të punuar me skenarë dhe storytelling vizual.
  • Njohuri bazë të dizajnit grafik dhe animacionit përbën përparësi.

Detyrat kryesore të punës të : Menaxher i Rrjeteve Sociale (Social Media Manager)

  • Krijimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut në rrjetet sociale (Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn, etj.).
  • Menaxhimi i përmbajtjes dhe publikimi i rregullt i postimeve dhe storieve.
  • Monitorimi dhe analizimi i performancës së postimeve dhe fushatave.
  • Komunikimi dhe ndërveprimi me ndjekësit, klientët dhe partnerët.
  • Përdorimi i mjeteve të reklamimit online për të rritur angazhimin dhe shitjet.

Kualifikimet dhe Kërkesat të : Menaxher i Rrjeteve Sociale (Social Media Manager)

  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Njohuri të avancuara në platformat sociale dhe algoritmet e tyre.
  • Eksperiencë në krijimin e përmbajtjes vizuale dhe shkrimin e teksteve marketinguese.
  • Njohuri bazë të dizajnit grafik dhe mjeteve si Canva ose Photoshop.
  • Aftësi analitike dhe përdorimi i mjeteve të analizës së të dhënave (Google Analytics, Meta Business Suite, etj.)

Detyrat kryesore të punës të : Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve me klientët.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët.
  • Përcaktimi i objektivave të shitjes dhe arritja e tyre.
  • Raportimi mbi progresin dhe analizimi i tregut.
  • Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike dhe kozmetike për klientët.
  • Këshillimi i klientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi përdorimin e produkteve.
  • Demonstrimi i avantazheve të produkteve për të rritur shitjet dhe besueshmërinë e markës.

Kualifikimet dhe Kërkesat të : Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin farmaceutik ose mjekësor.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Njohuri mbi produktet dhe shërbimet e kompanisë.
  • Aftësi për të punuar i pavarur dhe për të arritur objektivat e shitjes.
  • Patentë shoferi dhe fleksibilitet për të udhëtuar.
  • Përparsi diplomë në Farmaci, Kimi ose një fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë në prezantimin e produkteve farmaceutike është e preferueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shpjegimi.
  • Njohuri mbi produktet farmaceutike dhe përbërjen e tyre.

Të gjithë kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë duke dërguar CV-në [email protected]
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 20 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 21.02.2025-13.03.2025.