Thirrje e Hapur për Shërbime të Auditimit
OJQ Cicërimat fton kompanitë audituese të paraqesin propozime për auditimin e brendeshëm dhe te pasqyrave financiare te OJQ Cicërimat per vitin 2025.
- Data e Publikimit: 18.03.2026
- Afati për Dorëzimin e Ofertave: 18.03.2026
- Data e Përfundimit të Auditimit: 27.03. 2026 (10 ditë kalendarike)
1. Rreth OJQ Cicërimat
OJQ Cicërimat është kopsht me bazë në komunitet i themeluar nga prindërit e lagjes Kalabri, Prishtinë. Në përkrahje të Komunës së Prishtinës Institucioni Parashkollor ”Cicërimat” filloi punën më 1 mars 2020 si organizatë jofitimprurëse sipas Ligjit nr. 04 / L-57, neni 9 mbi Lirinë e Asocimit në Organizatat Jo-Qeveritare të Republikës së Kosovës.
Misioni i Institucionit Parashkollor ”Cicërimat” është krijimi i një mjedisi të sigurt, të përshtatshëm, të rehatshëm për fëmijët e moshave 9 muaj deri në 6 vjet në përputhje me nevojat individuale të secilit fëmijë. Qëllimi i Institucionit Parashkollor ”Cicërimat” është gjithashtu krijimi i një ambienti që fokusohet në nxitjen e zhvillimit të përgjithshëm të fëmijës dhe trajtimin e çdo fëmije në mënyrë të barabartë.
2. Objektivi i Punës / Dorëzimet
OJQ Cicërimat fton firmat audituese të kualifikuara që të paraqesin oferta për kryerjen e auditimit financiar të pasqyrave të organizatës për vitin 2025. Auditimi duhet të përputhet me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (IAS).
OJQ Cicërimat fton firmat ligjore të auditimit që të shprehin interesimin e tyre për auditim në formë elektronike ose fizike. (Lagjja Kalabri, rruga “Jon”)
3. Përmbyllje:
Firma e zgjedhur e auditimit do të kontraktohet nga OJQ Cicërimat dhe do të kryej auditim për Organizatën për vitin 2025.
Auditorët/Kompanitë e kualifikuar të interesuara, duhet të dërgojnë:
1. Çertifikata e biznesit dhe dokumentat percjellëse për vërtetim si auditor të çertifikuar si dhe kopja e llogarise bankare.
2. Profili i Kompanisë dhe 2 referenca.
3. Demonstrimi i të kuptuarit të detyrës dhe qasja e propozuar të procesit të auditimit. Duke paraqitur edhe planin gjeneral të auditimit si dhe specifikimin e dokumentacionit që do duhet të përgatitet paraprakisht nga OJQ.
4. CV e personelit / individëve / dhe dokumente të tjera që vërtetojnë eksperiencën.
5. Oferta financiare në formen e bashkangjitur të Kërkesës për Ofertim KPO-së e arsyeshme duke perfshire TVSH-në, dhe duke cekur performim profesional dhe kohën për zbatimin e punës.
Informata shtesë me rëndesi:
- Dokumentin e KPO-së (Kërkesës për Ofertim) dhe Shtojcën A me të gjitha informacionet e rëndësishme dhe të hollësishme mund ti gjeni si pjesë e kësaj poste elektronike.
- Artikujt dhe specifikacionet në KPO nuk duhet të ndryshojnë.
- Çmimet duhët të jenë me TVSH.
- Të gjitha dokumentet e bashkangjitura duhët të nënshkruhën dhe të vulosën në fund.