 
                        
                                        Kompani
                                        Shield Recruitment & HR
                                    
                                
                                        Kategoritë
                                        Bankë, Menaxher/e
                                    
                                
                                        Vendi i punës
                                        
                                                                                            Prishtinë                                                                                    
                                    
                                
                                        Numri i pozitave
                                        1
                                    
                                Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e i/e Departamentit për Zhvillim të Produkteve dhe Përkrahje të Biznesit (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen hulumtime dhe analiza të tregut me qellim të identifikimit të nevojave dhe mundësive afariste, duke përfshirë edhe shërbimet/ofertat e konkurences;
- Konceptualizon, dizajnon dhe kordinon zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja duke pasur parasysh nevojat e klienteve, mundësit afariste, rreziqet e ndërlidhura dhe kontrollin e brendshëm;
- Siguron që produktet dhe shërbimet të jenë në pajtueshmëri me kërkesat përkatëse rregullatore dhe të ligjeve të zbatueshme;
- Koordinon projektet dhe bashkëpunon ngusht me palët tjera të interesit me qellim që të sigurojë me kohë dhe në mënyrë të kënaqshme realizimin e kërkesave, etapave dhe produkteve të projekteve;
- Ofron propozime teknike të detajuara në formë të shkruar;
- Bashkëpunon me departamentin e Marketingut dhe departamentet e Biznesit me qëllim që të sigurojë prezantim të duhur të produkteve dhe shërbimeve në treg;
- Bën përcjelljen e produkteve dhe shërbimeve të sapo-zhvilluara pas zbatimit të tyre, me qellim që të sigurojë funksionimin e tyre ashtu siç është synuar;
- Siguron që stafi është mirë i informuar dhe i pergatitur për zbatimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe ofron trajnim në bashkëpunim me palët tjera të interesit, kur është e nevojshme;
- Analizon efikasitetin e proceseve aktuale, propozon ndryshime me qëllim të automatizimit të proceseve ekzistuese;
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në fushën relevante;
- Njohuri të mira të produkteve bankare ;
- Së paku 4 vite përvojë pune bankare;
- Të jetë i gatshëm për punë në terren;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
- Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 9 Nëntor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
                 
                             
                             
                            -thumbnail.jpg) 
                            -thumbnail.jpg) 
                             
                                     
                                     
                                    