business

Asistent Supervizor Magazine, Punetor Magazine, Sistemues/Sektorist

  • star Publikuar: 20-03-2023
  • star Skadon: 31-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani JUMBO Kosova
Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prizren
Shikime 30023

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.

Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.

JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Prizren per keto pozicione:

  • Asistent Supervizor Magazine
  • Sistemues/Sektorist
  • Punetor Magazine

Pozicioni: Asistent Supervizor Magazine

Departamenti: Magazine

Vendodhja: Prizren

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Asistent Supervizor Magazine eshte pergjegjes per organizimin e punes ne magazinen e dyqanit, stokun fizik, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional, motivimin dhe trajnimin e stafit te magazines si dhe sigurine e produkteve. Ai merr masa organizative qe proceset e pranimit te furnizimeve, dergesa dhe marrja e transfertave si dhe qarkullimi i stokut ne magazine te behet kundrejt standarteve te kompanise dhe sigurise se produktit dhe vepron si team lider per stafin e magazines duke udhehequr me shembuj.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Sigurohet qe magazina te jete e paster dhe e rregullt;
  • Ndan detyrat per stafin e magazines;
  • Organizon stafin dhe kryen nxjerrjen e porosive ditore;
  • Kontrollon dokumentacionin e transportit ne rast furnizimi sipas kritereve ligjore dhe politikave te brendshme te kompanise (CMR, Plumce, fature shoqerimi. etj);
  • Ben pranimin e furnizimit se bashku me punonjesit e departamentit dhe sigurohet qe procesi te perfundoje me saktesi;
  • Sigurohet qe furnizimet pranohen ne baze te kutive dhe sillet intiutiv ne identifikimin e gabimeve te furnizimit;
  • Sigurohet qe gjate procesit te pranimimit te furnizimeve, mostrat e reja te ndahen vec dhe te pergatitet per salle perpara porosive;
  • Ben diferencat e furnizimeve brenda afatit kohor te percaktuar sipas standarteve te kompanise;
  • Realizon ne sistem dhe fizikisht transfertat mes dyqaneve dhe nga dyqani per ne nje destinacion tjeter ne bashkepunim me menaxherin e dyqanit;
  • Mban me rigorozitet dokumenacionin perkates per levizjet e produkteve ne destinacione te ndryshme jashte dyqanit dhe ndjek procesin;
  • Komunikon me magazinen qendrore dhe palet e treta duke siguruar nje bashkepunim te mire per transportet e stokimeve, kur i kerkohet;
  • Ndjek vazhdimisht kalendarin e mbylljes se kodeve sezonale ne bashkepunim me menaxherin e dyqanit dhe Merchandising;
  • Njeh me se miri kodet e furnitorit per cdo kategori produkti dhe eshte pergjegjes per trajnimin e stafit te magazines;
  • Monitoron ne menyre te vazhdueshme sistemimet e kategorive/ sektoreve nga stafi pergjegjes;
  • Punon ne bashkepunim me merchendaiser dhe stafin e dyqanit per te stokuar dhe mbyllur kodet sezonale sipas kalendarit, ne kohe;
  • Organizon transportin per ne magazinen qendrore te artikujve te stokuar/magazinuar per qellime sezonale;
  • Perkujdeset per sigurine e produkteve ne magazine ne menyre te vazhdueshme dhe merr masa qe te shmangi demtimet e produkteve gjate procesit te qarkullimit ne magazine ose gjate pregatitjes per shitje ose transferte;
  • Identifikon produktet e demtuara sebashku me arsyen e demtimit dhe e raporton ate te menaxheri i dyqanit dhe ben veprimet perkatese ne bashkepunim me Price Specialist;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve ne pune, shmang keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Ndihmon ne programimin e orarit te punes per stafin e magazines ne rast te delegimit te detyres nga menaxheri i dyqanit;
  • Raporton te menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me procesin e magazines dhe produktin.
  • Raporton te menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune dhe monitoron punonjesit e magazines;
  • Trajnon personelin e magazines dhe kontribuon vazhdimisht ne zhvillimin e tyre profesional.
  • Jep feedback te vazhdueshem mbi performancen e punonjesve dhe kontribuon ne permiresimin e performances;
  • Ne rast te kontaktit me klientin, i ofron klientit sherbim cilesor sipas standarteve te kompanise dhe/ ose kerkon ndihme nga personeli i salles per ta orientuar klientin me se miri.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne supervizim magazine
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh

AFTESI:

  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre si dhe per tja shpjeguar te tjereve;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eperoret

--------------------------------

Pozicioni: Sistemues/Sektorist

Departamenti: Operacione

Vendodhja: Prizren

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Sistemues eshte pergjegjes per sistemimin e produkteve ne vendet perkatese sipas standarteve te vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve ne menyre te vazhdueshme dhe eshte pergjegjes per pastertine, si dhe rregullon ne menyre te vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe me gjere. Asiston ne shitjen e produkteve sipas kerkeses se klientit duke ju permbajtur standartit te sherbimit ndaj klientit me nje cilesi te shkelqyer komunikimi.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt departamentin perkates dhe me gjere ne rast te kerkeses nga menaxhimi;
  • Sistemon produktet ne raftet dhe ne ishuj ne menyre te vazhdueshme ne fillim te turnit dhe ne vijim sipas politikes merchandising te kompanise, duke punuar ne koordinim me supervizorin e departamentit dhe merchandiserit e dyqanit;
  • Ben mbushjen e dyqanit sipas kerkesave dhe porosive te bera nga supervizori duke asistuar ne te gjitha proceset e punes. (marrja e produkteve, dergesa per salle, sistemimi);
  • Perkujdeset qe produktet te jene te ekspozuara sipas standarteve te kompanise ku perfshihet reklamimi, cmimi dhe sasia;
  • Njeh me se miri produktet e departamentit perkates duke pershire shumellojshmerine, sasine, dhe vetite e tyre;
  • Ndihmon ne mbledhjen dhe stokimin e produkteve me kod sezonal gjate mbylljes se tyre dhe perkujdeset qe stokimi te jete korrekt;
  • Informon klientin mbi produktin me vetite dhe cilesite e produktit bazuar ne kerkesen e tij;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve me klientin, perdor njohurite e tij per te sqaruar keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Merr masa korrigjuese/ parandaluese gjate punes operacionale ne dyqan per te shmangur pakenaqesite e klientit te ndodhura nga pakujdesia;
  • Shoqeron klientin deri ne vendodhjen e produktit ne rast te kerkeses nga ana e klientit dhe asiston ne shitjen e produktit;
  • Identifikon nevojat e klienteve ne menyre qe te plotesoje kerkesat/ nevojat duke i lene ata te kenaqur.
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ose incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
  • Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
  • Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne shitje
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre, si dhe per tja shpjeguar keto klientit dhe te tjereve;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;

--------------------------------

Pozicioni: Punetor Magazine

Departamenti: Magazine

Vendodhja: Prizren

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Nje Punetor magazine eshte pergjegjes per stokun fizik te dyqanit ne magazine, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dergimin e transfertave, sistemimin dhe mirembajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit ne magazine dhe ne dyqan.

Pergatit produktet ne baze te porosive per ne terrenin e shitjes.

FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Mban paster dhe te rregullt magazinen duke u perkujdesur ne menyre ditore;
  • Sistemon ne menyre te vazhdueshme kategorine per te cilen eshte pergjegjes apo qe i delegohet nga supervizori i magazines;
  • Pergatit porosine e artikujve per departamentet sipas kerkeses;
  • Kujdeset qe gjate levizjes se mallin ne ambjentet e magazines produktet te mos demtohen dhe te jene gati per shitje ne gjendje perfekte;
  • Ben pranimin e furnizimit sipas udhezimeve te supervizorit te magazines;
  • Ben shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanise;
  • Ben kontrollin ne sistem te furnizimit me terminalet e dores (motorrola, palmar) ne baze kutish;
  • Hap dhe kontrollon cdo kuti te dyshimte per difekte, minuse ose probleme te tjera fizike, sipas udhezimeve te supervizorit te magazines dhe eksperiencave te meparshme;
  • Ndan vec mostrat e reja sipas procedures qe zbatohen ne pranimin e furnizimit ne magazinat jumbo.
  • Ben stokimin e artikujve, pas pranimit te furnizimit dhe shperndarjes se porosive;
  • Pergatit fizikisht transfertat e produkteve qe kerkohen, nga menaxhimi ose supervizori i magazines;
  • Ben pranimin e transfertave qe vijne ne dyqan nga dyqanet e tjera jumbo, duke kontrolluar faturen e shoqerimit dhe sasine perkatese te mallit;
  • Ben stokimin e produkteve, te kategorive sezonale te mbyllura;
  • Ndihmon dhe pregatit transfertat e kodeve te kategorive sezonale, te mbyllura per magazine qendrore.
  • Njeh me se miri kodet e furnitorit per cdo kategori produkti;
  • Ne rast te kontaktit me klientin, i ofron klientit sherbim cilesor sipas standarteve te kompanise dhe/ ose kerkon ndihme nga personeli i salles per ta orientuar klientin me se miri;
  • Sillet situativ ne rast te problemeve ne pune, shmang keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
  • Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
  • Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
  • Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
  • Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
  • Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:

  • Arsim i mesem ose i larte
  • Te pakten nje vit pervoje ne magazinim
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.

AFTESI:

  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për te siguruar shërbim efikas në cdo kohe;
  • Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;
  • Aftesi per te perballuar pune fizike nen stress.

Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne email adresen:
[email protected]

Afati i dorezimit: 31.03.2023

SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.