Pozita: Asistent i Shitjes / Ndihmë për Klientët (Junior)
Lokacioni: Fushë Kosovë
Orari: Full-time
Përshkrimi i Pozitës
StarTech24 po kërkon të zgjerojë ekipin e shitjes me një anëtar të ri, të përkushtuar dhe komunikues, i cili do të ofrojë mbështetje për klientët dhe do të asistojë ekipin në detyrat e përditshme.
Detyrat Kryesore
- Komunikimi me klientët përmes telefonit, mesazheve ( Viber, Whatsapp, si dhe rrjeteve sociale).
- Informimi i klientëve për produktet, çmimet dhe ofertat aktuale.
- Asistimi në procesimin dhe përgatitjen e porosive për dorëzim.
- Koordinimi me ekipin e shitjes dhe departamentin e customer support.
- Sigurimi i një komunikimi profesional dhe korrekt në çdo situatë.
- Raportimi i detyrave dhe kërkesave ditore.
Kualifikimet e Kërkuara
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Njohuri bazike të punës me kompjuter (WhatsApp, Messenger, Google Sheets/Docs etj.).
- Përqendrim në detaje dhe përgjegjësi të lartë.
- Motivim dhe vullnet për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
- Aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe individualisht.
Çfarë Ofron StarTech24?
- Trajnim të plotë dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale.
- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë.
- Ambient pune profesional dhe motivues.
- Mundësi reale për avancim në karrierë.
Si të Aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]