business

Agjent tregtar (2), Punëtor/e për prodhim (5)

  • star Publikuar: 05-09-2025
  • star Skadon: 05-10-2025
Kompani Buquku
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Pejë
Numri i pozitave 7

Fabrika për përpunimin e mishit “BUQUKU” shpallë konkurs për pozitën

Agjent tregtar (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për viziten e pikave të caktuara sipas planit nga kompania;
  • Kontrollon, mbikëqyrë dhe merr porosi në pikat shitëse;
  • Vlerëson sasinë e porosive me qëllim të shmangies së mungesës së produkteve, apo mbingarkimin e tepërt;
  • Përcjell afatet e mallrave nëpër markete si dhe hulumton mundësinë e shpërndarjes së tyre;
  • Bën prezantimin e artikujve të rinjë tek të gjithë blerësit të cilët i viziton;
  • Përgjegjës për informim rreth gjendjes në treg dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim që mund të vij nga ana e blerësit;
  • Mban evidencë ditore për punën në teren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për rastet konkrete;
  • Në koordinim me mbikëqyrësin cakton pikat për organizime promocionale;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhimit të kohës
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune në shitje.

----------------------------------------------------------------------
Punëtor/e për prodhim (5 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr pjesë në procesin e prodhimit dhe paketimit të produkteve;
  • Respekton standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore gjatë punës;
  • Zbaton udhëzimet e mbikëqyrësit për prodhim;
  • Kujdeset për përdorimin korrekt të pajisjeve dhe mjeteve të punës;
  • Raporton për çdo parregullsi gjatë procesit të prodhimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollimi i mesëm (preferohet, por jo i domosdoshëm);
  • Të jetë i/e përgjegjshme, i/e motivuar dhe i gatshëm për punë fizike;
  • Përvoja e mëparshme në prodhim ushqimor është përparësi.

Mënyra e aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes postës elektronike në adresën: [email protected] , ose duke e dorëzuar personalisht në selinë e fabrikës BUQUKU, në Pejë – Fshati Cigë, rruga Pejë–Radavcë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 05/10/2025.

Konkursi mbetet i hapur për një periudhë prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh kalendarike nga data e publikimit.

Vendi i punes: Pejë- Fshati Cigë, rruga Pejë – Radavcë.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes BUQUKU, mund të kërkoni në website-in: www.buquku.com

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu